Foto fajli
Të enjten, një gjykatë në Belgjikë dënoi diplomatin terrorist të burgosur të Iranit, Assadollah Assadi, me 20 vite burg për terrorizëm. Assadi dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët morën gjithashtu dënime të rënda me burg, kishin tentuar të hidhnin në erë një tubim të Rezistencës Iraniane më 30 qershor 2018, në Paris.
Gjykata theksoi se komploti me bombë i 2018-ës nuk ka qenë nismë personale e Assadi-t por një akt terrorizmi shtetëror. Komuniteti ndërkombëtar është i detyruar t’i kërkojë llogari regjimit.
Kësaj kërkese i bëri jehonë Gjenerali James Jones, ish Këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Presidentit amerikan Barack Obama, të enjtën. “Procesi gjyqësor mbaroi. Provat për përfshirjen e regjimit iranian në terrorizëm shtetëror janë të pamohueshme, dhe tani është koha t’i japim fund përqasjes tonë pajtuese, kudo që ekziston, ndaj këtij regjimi dhe të përqafojmë një politikë shumë më të rreptë,” tha Gjen. Jones, duke bërë thirrje për një politikë të rreptë më të gjerë për sa i përket regjimit.
Gjenerali Jones viziton muzeun e “120 Viteve Luftë për Liri në Iran”, në Ashraf-3, që është shtëpia e MEK në Shqipëri. Maryam Rajavi flet me të rreth sakrificave të anëtarëve të MEK që janë vrarë nga regjimi iranian.