E hënë, 12 qershor 2017
NCRI – Prokurori publik i Iranit në qytetin e Ghazvin, në veriperëndim të Iranit, tha se 20 individë janë dënuar me fshikullime dhe gjoba financiare sepse “kanë ngrënë gjatë orëve të agjërimit”.
Këta individë janë midis 90 personave që u arrestuan me akuza të tilla në këtë qytet, tha Ismael Sadeghi Nia më 11 qershor për agjencinë gjysmë zyrtare të lajmeve Mehr.










