Saturday, July 27, 2024

Shifra tronditëse mbi përhapjen e varësisë midis studentëve iranianë

E hënë, 05 qershor 2017 

Shkruar nga Mahmoud Hakamian

 Nga Mahmud Hakamian

Tashmë nuk është sekret që kriza sociale në Iran është krejtësisht rezultat i politikave grabitqare, anti popullore të regjimit iranian, gjatë katër dekadave të fundit.

Megjithatë, një nga faqet më të errëta të sundimit të turpshëm të regjimit lidhet me varësinë dhe përdorimin e përhapur të drogave, veçanërisht tek fëmijët dhe studentët. Kjo është edhe më e përhapur tek fëmijët që jetojnë në zonat urbane të margjinalizuara pasi ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis varfërisë dhe mungesës së strehimit nga njëra anë dhe varësisë nga ana tjetër.

Për të provuar këtë argument, agjencia shtetërore e lajmeve ILNA pranoi më 26 maj 2017 se “me rritjen e margjinalizimit, varësia midis fëmijëve dhe adoleshentëve përhapet po aq shumë sa kjo pjesë e shoqërisë është subjekt i dëmeve sociale. Nuk duhet të injorohet se kushtet e varfëra familjare janë arsyeja për 90 për qind të rasteve të varësisë tek të rinjtë “.

Mahmoud Hakamian është anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)