Friday, March 29, 2024

Irani: 20 individë do të fshikullohen pasi “kanë ngrënë gjatë orëve të agjërimit”

E hënë, 12 qershor 2017

NCRI – Prokurori publik i Iranit në qytetin e Ghazvin, në veriperëndim të Iranit, tha se 20 individë janë dënuar me fshikullime dhe gjoba financiare sepse “kanë ngrënë gjatë orëve të agjërimit”.

Këta individë janë midis 90 personave që u arrestuan me akuza të tilla në këtë qytet, tha Ismael Sadeghi Nia më 11 qershor për agjencinë gjysmë zyrtare të lajmeve Mehr.

“Njerëzit të cilët janë parë të hanë në publik gjatë orëve të agjërimit do të arrestohen dhe do të dënohen nëse vendoset se e kanë bërë këtë me dije,” shtoi ai.

Në vitin 2014 prokurori publik i këtij qytet njoftoi se 200 persona në provincën Ghazvin në total, u fshikulluan  pasi “kishin ngrënë gjatë orëve të agjërimit” dhe e përshkroi atë si “të paprecedent”.