Friday, March 29, 2024

Iran: Komplot i Mullahëve për të shkatërruar gjurmët e masakrës së vitit 1988

E hënë, 05 qershor 2017 

Ndërsa lëvizja për drejtësi për martirët e masakrës së të burgosurve politikë brenda Iranit dhe në nivel ndërkombëtar rritet, regjimi klerikal përpiqet të shkatërrojë gjurmët e masakrës së vitit 1988. Një nga këto masa është shkatërrimi i varreve masive të martirëve në qytete të ndryshme.

Në Mashhad një grup prej 10 ithtarësh të regjimit duke përdorur makineri të rënda si traktorë dhe makina rul, shkatërrojnë varret masive të dëshmorëve të PMOI në varrezën Behesht Reza. Ithtarët janë të vendosur në dy kontejnerë dhe punojnë gjithë ditën. Duke sheshuar varrezat, ata duan të bëjnë varre të reja, në mënyrë që të mos mbetet asnjë gjurmë e varreve masive të martirëve të viteve 80 dhe të masakrës së vitit 1988.

Përveç shkatërrimit të varreve masive, regjimi klerikal po përpiqet të shkatërrojë varre të tjera të martirëve të PMOI në tri seksione të ndryshme të Behesht Reza-it.

Vlen të përmendet se fati i qytetit të Mashhadit në krahinën Khorasan Razavi është në duart e dy prej klerikëve më brutalë të fraksionit Khamenei. Njëri është mullahu Ebrahim Raisi, kandidat presidencial dhe anëtar aktiv i Komitetit të të Katërtve, i cili ishte ngarkuar me zbatimin e urdhërit të Khomeinit për masakrën e të burgosurve të PMOI. Tjetri është kleriku i egër Ahmed Alam al-Hoda, përfaqësues i Khameneit në Mashhad.