Friday, March 29, 2024

Hezbollahu është një degë e Gardës Revolucionare të regjimit të Iranit (IRGC)

E premte, 09 qershor 2017

NCRI – Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve mbajti një seancë dëgjimore të enjten më 8 qershor për të hetuar Hezbollahun si një forcë zëvendesuese të regjimit iranian.

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës, Ed Royce në seancat dëgjimore theksoi, “Hezbollahu është një forcë zëvendësuese e regjimit të Iranit dhe në fakt, marrëveshja e Iranit i ka mundësuar këtij vendi që t’i ofrojë Hezbollahut më shumë pajisje dhe lehtësira. Hezbollahu është ende një rrjet i gjerë kriminal, i cili gjithashtu është i angazhuar në një sërë aktivitetesh ilegale si trafikimi, kontrabanda e cigareve dhe pastrimi i parave “.