Saturday, July 27, 2024

Regjimi i Iranit paguan miliarda dollarë për militantët në Siri

E shtunë, 03 qershor 2017 01:37

 NCRI – Dokumentet tregojnë se ministria e mbrojtjes siriane ka miratuar një projekt-ligj që i kërkon Iranit të sigurojë pagat e të gjithë luftëtarëve të huaj të përfshirë në luftën kundër rebelëve sirianë, sipas një televizioni dhe radioje shtetërore turke të transmetuar më 1 qershor. Ky dokument zbulon numrin e këtyre luftëtarëve të huaj në 88.733.

“Numri i milicive shiite është rritur ndjeshëm gjatë dy muajve të fundit. Ndërsa një numër i madh i këtyre milicive janë rekrutuar nga Irani, një numër relativisht i madh gjithashtu rekrutohen drejtpërdrejt nga qeveria siriane. Flasim për më shumë se 50,000 anëtarë të milicisë me kombësi të ndryshme “, tha një zyrtar i informuar.

Teherani siguron një sasi vjetore prej 6 miliardë dollarësh për regjimin e Asadit, sipas Kombeve të Bashkuara.