Saturday, July 27, 2024

Të paktën 30 të burgosur në prag të ekzekutimit në Iranin juglindor

E diel, 11 qershor 2017

NCRI – Regjimi i mullahëve po përgatitet për më shumë ekzekutime kriminale dhe masive. Në burgun qendror Zabol, Irani juglindor, sipas  raporteve thuhet se, 30 të burgosur janë në korridorin e vdekjes me vendimet e ekzekutimit të konfirmuara nga gjykata supreme e regjimit. Shumica e këtyre të burgosurve janë nën moshën 40 vjeç dhe dy kanë qenë të mitur kur kanë kryer krimit e supozuar. 80% e të burgosurve në burgun qendror Zabol janë sunitë.

Higjiena dhe kushtet e ushqimit në këtë burg janë shumë të këqija dhe dihet se autoritetet i trajtojnë të burgosurit shumë ashpër. Zaboli është një qytet në Provincën e Sistan & Baluchistan, i konsideruar si një nga qytetet më të varfra të Iranit. Burgu Qendror Zabol ndodhet në pjesën juglindore të qytetit dhe ka qindra të burgosur. Shumë raporte flasin për autoritetet që trajtojnë shumë të ashpër të burgosurit, ndërprerjet e vazhdueshme të ujit, popullatën e dendur në burg, mungesën e ventilimit ajror brenda godinave dhe gjithashtu shumë pak ushqim de me cilësi shumë të keqe.

Para kësaj deputetë të ndryshëm kishin pranuar faktin se 5,000 të burgosur janë aktualisht në korridorin e vdekjes në Iran.