E diel, 04 qershor 2017 15:44
Maryam Rajavi dhe një numër personalitetesh të shquara nga vendet arabe dhe komuniteti musliman në Francë morën pjesë në një tubim më 3 qershor 2017, në Auvers-sur-Oise gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Takimi u titullua “Solidaritet ndërfetar kundër ekstremizmit”.
Pjesëmarrësit fillimisht vizituan një ekspozitë fotografike, “Masakra dhe vrasje masive, nga Irani në Siri”. U shfaqën fotografi të martirëve të rezistencës iraniane dhe siriane, si dhe imazhe nga demonstratat popullore në Siri kundër regjimit të Asadit.