Protesta mbarëkombëtare në qytetet iraniane

400

 E mërkurë, 31 maj 2017

NCRI – Manifestimet e përhapura të protestave të javës së kaluar, të mbajtura nga viktimat e Institucionit të Kreditit Kaspik në një numër qytetesh iraniane tërhoqën përsëri vëmendjen mbi gjendjen kritike të institucioneve të kreditit dhe bankave të vendit.

Institucioni i Kredive Kaspik u formua në shkurt të vitit 2016 përmes bashkimit të tetë kooperativa: Fereshtegan, Al-Zahra të Mashhadit, Hasanat të Isfahanit, Damdaran & Keshavarzan të Kermanshah, Badr-Toos të Mashhadit, Payvand, Amir-Jalinin e Gorganit dhe Keshavarzanin e Mazandaranit, duke marrë përsipër kështu të gjitha llogaritë dhe angazhimet e filialeve të saj të falimentuara pas marrjes së lejes nga Banka Qendrore.

Në një raport të publikuar më 24 maj 2017, faqja zyrtare shtetërore Eghtesad-Online ka cituar figura zyrtare të regjimit të thonë se “11 përqind e popullsisë së Iranit është nën linjën e varfërisë absolute.” 11 përqind e popullsisë 80 milionëshe të Iranit është rreth nëntë milionë vetë. Për më tepër, një tjetër 30 për qindësh, gati 24 milionë, janë nën linjën e varfërisë relative. Këto, megjithatë, janë shifra zyrtare të cilat janë shumë më të ulta se ato reale. Raporti me sa duket pranon se shkalla e njerëzve që janë nën vijën e varfërisë është rritur ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit.