Dy të burgosur vdiqën në prag të Novruzit (Vitit të Ri iranian) për shkak të privimit nga trajtimi mjekësor

 Burgu i Teheranit të Madh (Fashafooyeh)

Abdul Rauf Pahang, një 30-vjeçar i burgosur në Burgun Saravan, i cili ishte i infektuar me TB, vdiq në prag të Novruzit (Vitit të Ri iranian) të martën në mëngjes, më 14 mars, sepse torturuesit i mohuan atij trajtimin mjekësor. Shokët e qelisë të Abdul Rauf-it i kishin paralajmëruar në mënyrë të përsëritur rojet e burgut për gjendjen e të burgosurit dhe kishin kërkuan transferimin e tij në spital, por nuk morën përgjigje. Kohët e fundit, tuberkulozi është përhapur në Burgun Saravan dhe disa të burgosur të tjerë janë infektuar me sëmundjen.

Iran: arrestohen 889 persona në 22 qytete gjatë festivalit të zjarrit

Regjimi anti-njerëzor i mullahëve përdori arrestimet në masë në të gjithë Iranin për t’u ballafaquar me kryengritjet dhe protestat popullore gjatë festimit të Festivalit të Zjarrit (13 mars). Sipas zyrtarëve të policisë represive, 889 njerëz u arrestuan vetëm 22 qytete të vendit.

Konspiracion kundër opozitës kryesore të Iranit nën maskën e përkujtimit të jetës së një poeti shqiptar

NJOFTIM PËR SHTYP

15 mars 2018 

Një ceremoni përkujtimore në Teheran për të përkujtuar poetin e njohur shqiptar Naim Frashëri (1846-1900), e transmetuar në median shtetërore iraniane ngre pyetjen se si një regjim, i cili shpesh burgos poetë dhe shkrimtarë ose i detyron ata të ikin në mërgim, papritur ri-zbulon shpirtin e tij kulturor. Sidoqoftë, në një shqyrtim më të afërt shihet se shumë nga pjesëmarrësit në ceremoni ishin anëtarë të Shoqatës Nejat, një degë e Ministrisë iraniane të Inteligjencës (MOIS), me një mandat të deklaruar për të demonizuar dhe shpërbërë opozitën kryesore demokratike Moxhahedinët ePopullit të Iranit (PMOI ose MEK). Të pranishmit e tjerë në ceremoninë e Teheranit u përshkruan nga mediat shtetërore të Iranit si gazetarë, edukatorë dhe akademikë nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit.

Përleshje dhe protesta në dhjetra qytete të Iranit, djegie e fotove të Khameneit dhe qendrave të represionit

Pavarësisht forcave represive që janë në gatishmëri të plotë dhe masave shtypëse të marra nga regjimi i mullahëve, duke përfshirë arrestime të shumta, qytete të ndryshme iraniane përjetuan protesta popullore kundër regjimit gjatë festivalit vjetor të zjarrit, Chaharshanbe Suri, të martën, më 13 mars. Raportet fillestare thonë:

Regjimi i mullahëve i trembet një tjetër kryengritjeje gjatë Festivalit të Zjarrit; Masa represive dhe ndaluese

Nga frika e shndërrimit të festës Chaharshanbeh Souri (Festivali i Zjarrit), në një kryengritje tjetër kundër regjimit ogurzi në pushtet në Iran, regjimi i mullahëve vazhdon me masat parandaluese dhe represive dhe përpiqet të parandalojë kryengritjen e popullit iranian. Sipas Khameneit, të gjitha organet represive, duke përfshirë Trupat e Gardës Revolucionare, Basij, inteligjenca  dhe forcat e policisë, si dhe agjentët e veshur civilë, kanë qenë në gatishmëri të plotë që nga dje.

Urgjent: Mesazh prekës i të burgosurit politik në grevë të thatë urie, Soheil Arabi në prag të vdekjes

NCRI – I burgosuri politik Z. Soheil Arabi në ditën e dyzet e gjashtë të grevës së tij në burgun e Madh të Teheranit ka dërguar mesazhin e mëposhtëm:

“Vendosni gostitë tuaja të Novruzit ose sofreh (traditë Persiane e Vitit të Ri) para portave të burgjeve të tyre (të regjimit).

Thirrja e Rezistencës iraniane për veprim të menjëhershëm për të shpëtuar jetën e Soheil Arabit

Rezistenca iraniane bën thirrje për shpëtimin e jetës së të burgosurit politik, Soheil Arabi, i cili është në grevë urie për 48 ditë. Gjithashtu i kërkon të gjitha autoriteteve ndërkombëtare, sidomos Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe raportuesve për arrestimet arbitrare, torturën dhe të drejtën për jetë, të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe efektive për të shpëtuar jetën e këtij të burgosuri politik i cili është në një situatë shumë të rëndë.

Amnesty zbulon abuzimet e tmerrshme të të burgosurave politike në Iran

NCRI – Vetëm disa ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Amnesty International ka zbuluar se dy mbrojtëse të të drejtave të njeriut të burgosura në Iran janë duke u trajtuar brutalisht në burgun Shahr-e Rey në Varamin, në periferi të Teheranit.

Gestapo e Mullahëve organizon të ashtuquajturën ‘shfaqje kulturore’ për të bërë komplot kundër PMOI-së në Shqipëri

Ministria e Inteligjencës e regjimit klerik dhe agjentët e tij në ambasadën iraniane në Shqipëri, po punojnë nën maskën e aktiviteteve kulturore në Teheran dhe Tiranë, duke përdorur mercenarët e tyre të njohur për shpifje dhe përhapjen e informacionit të rremë kundër Rezistencës Iraniane dhe Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) në Shqipëri. Ndërsa regjimi i Mullahëve është i rrethuar nga kryengritjet, protestat dhe sulmet në të gjithë vendin, e ndjen më shumë se kurrë të domosdoshme të komplotojë kundër opozitës kryesore të tij.

Iran: Tubim proteste dhe marshim i popullit dhe fermerëve të Isfahanit

NCRI – Të dielën më 11 mars 2018, duke iu përgjigjur thirrjeve të bëra, populli dhe fermerët e Isfahanit organizuan një tubim dhe marshim proteste.