Zonja Rajavi përshëndet protestuesit dhe i bën thirrje popullitnë përgjithësi, dhe sidomos rinisë, që t’i mbështesin ata
Fermerët e Varzanehut dhe të qyteteve të tjera lindore të provincës Isfahan, si dhe një numër i madh njerëzish nga Isfahani, sidomos të rinj, vazhduan protestat e javëve të fundit dhe demonstruan nga Sheshi Khorasgan në Rrugën Jay dhe në Sheshin Ahmadabad. Prania e grave në këtë tubim proteste ishte spektakolare. Një numër i madh fermerësh të moshuar morën pjesë në miting me lopatat e tyre.
Ata borhorisnin: “Rouhani gënjeshtar, ku është Zayandehroud-i ynë”, “Sot është dita e zisë, jeta e fermerit është pezull”, “Fermeri vdes dhe nuk pranon poshtërim”, “Fermeri vdes dhe nuk pranon lëmoshë”, “Autoritetet s’kanë turp, kanë etje për gjakun e kombit”, “Jemi të uritur, nuk do kthehemi në shtëpi”, “Kush është i lodhur? Armiku!”, “Nëse nuk jeni të gatshëm për të shërbyer, lini postin tuaj”.
Njerëzit u thanë forcave represive që ishin të stacionuara me makina dhe pajisje represioni në rrugën e protestës për të parandaluar njerëzit nga bashkimi me fermerët: “Topat, mitralozët dhe tanket nuk bëjnë më punë; policia s’ka turp”.
Në një zhvillim tjetër, protestuan viktimat e grabitura të institucioneve mashtruese qeveritare në qytete të ndryshme, duke përfshirë Teheranin, Rashtin, Ahvazin, Mashhadin, Kermanin dhe Ardebilin. Në Teheran, protestuesit u mblodhën para parlamentit të regjimit dhe brohorisnin: “Vdekje Saifit (kreu i bankës qendrore); Saifi tradhton, qeveria e mbështet; nuk e pranojmë kurrë poshtërimin; Kaspiku vjedh, qeveria e mbështet”. Forcat e sigurisë dhe policia penguan përhapjen e kësaj lëvizjeje proteste duke arrestuar një numër të madh protestuesish dhe duke mbledhur parullat e tyre.
Gjithashtu, pjesëtarë të plaçkitur të Institutit Arman Vahdat në Ahvaz u mblodhën para degës së këtij instituti. Ata thërrisnin: “Vdekje Rouhanit; qeveria e falimentuar po rri ulur mbi paratë tona; një përvetësim më pak dhe problemet tona zgjidhen”. Njerëzit e plaçkitur të Institutit Kaspik të Rashtit, që përbëhej kryesisht nga gratë, demostruan duke brohoritur këto slogane: “Kaspiku vjedh, qeveria e mbështet; nuk largohem derisa të fitoj të drejtën time; kjo qeveri e turpshme është shkaku i varfërisë së kombit “.
Njerëzit e plaçkitur në Parsabad, Moghan (provinca Ardebil), protestuan në selinë e Institutit Kaspik. Shëndeti i njërit prej njerëzve të plaçkitur u përkeqësua për shkak të ashpërsisë së presioneve ndaj tij dhe ai u dërgua në spital.
Në Mashhad, njerëzit e plaçkitur bënë një protestë përpara Degës së Soroushit, në Bulevardin Vakil Abad. Ata thërrisnin: “Jemi tradhtuar, besimi ynë është shkelur”.
Në Kerman, njerëzit e plaçkitur bënë një protestë ulur në zyrat e Kaspikut në qytet, kundër plaçkitjes së depozitave të tyre.
Gjithashtu, të dielën, më 8 prill, qindra njerëz të plaçkitur të Institutit të Zhvillimit të Alborzit protestuan përpara Organizatës së Bashkëpunimit Rural në Rrugën Valiasr, në Teheran. Ata thërrisnin: “Përderisa paratë tona janë pezull, e njëjta gjë do ndodhë çdo ditë, policia të ketë kujdes, ne jemi viktima, jo banditë, policia turp të ketë, turp të ketë!”
Znj. Maryam Rajavi, Presidente e zgjedhur i Rezistencës Iraniane, përshëndeti fermerët e grabitur dhe popullin e Isfahanit, si dhe njerëzit e plaçkitur në qytete të ndryshme të vendit, të cilët, pavarësisht nga përpjekjet në shkallë të gjerë të forcave represive, vazhdojnë të protestojnë, dhe i bëri thirrje popullit, sidomos rinisë, që t’i mbështesin ato. Ajo tha se varfëria, korrupsioni dhe plaçkitja e pasurisë së popullit do të zhduken vetëm duke rrëzuar regjimin Valayat-e faqih dhe me krijimin e demokracisë dhe sundimin e popullit.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
9 prill 2018