Mbështetje tjetër amerikane për ndryshimin e regjimit në Iran

 NCRI – Dy senatorë amerikanë kanë premtuar mbështetjen e tyre për një grup jo-fitimprurës iraniano-amerikan, me seli në SHBA, i cili dëshiron të zëvendësojë regjimin teokratik iranian me një qeveri demokratike dhe laike.

“Pastrimi i Madh  i Shtëpisë ” i Iranit është në rrugë e sipër

Maryam Rajavi: Lëvizja e protestës nuk ka ndalur. Valët e protestave ndjekin njëra tjetrën. Kjo është mënyra se si njerëzit ngrihen dhe krijojnë festën e tyre të vërtetë të lirisë.

Në bashkëpunim me “rilindjen e natyrës”, pastrimi me themel i Pranverës është një traditë kombëtare e kryer nga pothuajse çdo familje në Iran dhe familjet fillojnë më parë përgatitjen e shtëpive të tyre për festimin e Novruzit, Vitit të Ri iranian.

Rreth 200 parlamentarë evropianë mbështesin kryengritjen e popullit iranian për ndryshime demokratike

Të drejtat e njeriut në Iran nuk mund të komprometohen ose të margjinalizohen me pretekstin e konsideratave politike, tregtisë apo marrëveshjes bërthamore

BRUKSEL, më 19 mars 2018, zyra e Z. Gerard Deprez, Ministër i Shtetit, Belgjikë dhe Kryetari i Miqve të një Irani të Lirë në Parlamentin Europian nxorri këtë njoftim për shtyp.

Në Novruz, Vitin e Ri iranian, anëtarë nga të dy partitë e Kongresit mbështesin një Iran të lirë në ngjarjen e Kapitol Hill

UASHINGTON, DC, SHBA, me rastin e Vitit të Ri iranian që do të jetë të martën më 21 mars 2018, Udhëheqësja e Pakicave e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi (D-CA) dhe 11 anëtarë të tjerë dypartiakë të Kongresit iu bashkuan anëtarëve të Komunitetit iraniano – amerikanë dhe stafit të Kongresit në një ngjarje të titulluar “Kryengritja e Iranit dhe Novruzi 2018”, për të festuar Vitin e Ri iranian. Ata shprehën optimizmin se një ditë e re po vjen vërtet për popullin e Iranit dhe shprehën mbështetjen për një Iran të lirë, laik, demokratik dhe jo-bërthamor.

Vazhdojnë protestat e punëtorëve, fermerëve, mësuesve dhe njerëzve të plaçkitur në qytete të ndryshme të Iranit

  Mësuesit e shkollave joqeveritare në Yazd u mblodhën në Dhomën e Mësuesve të qytetit për të protestuar për mospagimin e pagave të tyre për gjashtë muaj

Të enjten dhe të premten, më 15 dhe 16 mars, përveç mijëra fermerëve dhe njerëzve në Isfahan, protestuan punëtorë dhe njerëz të zemëruar nga të gjitha shtresat dhe grupet në qytete të ndryshme të vendit.

Iran: Demonstratë e mijëra fermerëve që këndojnë: “Luftojmë, vdesim, marrim pjesën tonë të ujit”

Protesta të mijëra fermerëve të dëshpëruar nga qytetet Varzaneh, Sarshiadoran, Ejiyeh … Me mbështetjen e popullit të Isfahanit u përhap më gjerë të premten.

Regjimi i Iranit duhet të japë llogari për shkeljet e të drejtave të njeriut në Siri

NCRI – SHBA kërkon që Irani, Rusia dhe Siria të konsiderohen përgjegjëse për “disa nga mizoritë më të rënda të njohura nga njeriu”, të kryera gjatë Luftës Civile shtatëvjeçare në Siri.

Të enjten, këshilltari i sigurimit kombëtar i SHBA, McMaster, tha se të tre vendet duhet të konsiderohen përgjegjëse për shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë kryer gjatë konflikteve, të cilat përfshijnë, por nuk kufizohen në, tortura, uri, përdhunime, arrestime arbitrare, rrëmbime , sulmet ndaj shkollave dhe spitaleve, dhe përdorimin e armëve kimike ndaj civilëve.

Mattis: Irani është duke u përzjerë në zgjedhjet e Irakut

NCRI – Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka akuzuar Iranin se ka futur para në Irak për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, si pjesë e fushatës së përgjithshme të Iranit për të destabilizuar Lindjen e Mesme.

Thirrje Kanadasë për të bërë presion mbi regjimin iranian

NCRI – Muajin e kaluar, një iranian 63-vjeçar vdiq në burg. Emri i tij ishte Kavous Seyed-Emami dhe ishte drejtori i përgjithshëm i Fondacionit të Trashëgimisë Persiane të Faunës së Egër dhe profesor i sociologjisë në Universitetin Imam Sadeq në kryeqytetin e Iranit.

Ai u arrestua gjatë protestave në fund të janarit dhe u burgos.

Ish-Presidenti i regjimit të Iranit: Zyrtarët e lartë gjyqësorë janë të korruptuarit numër një.

NCRI – Si reagim ndaj dënimit me 15 vjet burg për zëvendësin e tij, ish-presidenti i regjimit iranian, Mahmoud Ahmadinejad, shkroi një letër duke i quajtur zyrtarët e lartë të gjyqësorit ” të akuzuarit numri një për korrupsion”.

Një ditë pasi Hamid Baqaei, zëvendësi i Ahmadinexhadit, u fut në burg, një letër e datës 14 mars 2018, u botua në faqen e internetit  Dowlat Bahar në të cilën Ahmadinejad sulmoi gjyqësorin me sulme të ashpra në një grindje fraksionesh.