Thursday, March 28, 2024

Thirrje për lirimin e të burgosurve në grevë urie në Iran

 NCRI – Aktivistët e të drejtave të njeriut u bëjnë thirrje autoriteteve iraniane të lirojnë disa të burgosur që janë në grevë urie. Aktivistët thonë se të tre të burgosurit që janë në grevë urie janë të burgosur në kushte të rrezikshme dhe të papërshtatshme.

Tre të burgosurit janë Golrokh Ebrahimi Iraee, Atena Daemi dhe Arash Sadeghi.

Znj. Golrokh Ebrahimi Iraee, e cila është sot në ditën e 68 të grevës së urisë, u dënua me gjashtë vjet burg për “fyerje të Islamit”. Ajo u arrestua pasi policia dhe forcat represive hynë në shtëpinë e saj dhe filluan ta kontrollonin. Ata nuk kishin urdhër për kontroll, por gjithsesi e kryen.

Agjentët gjetën tregime të pabotuara dhe personale që ajo kishte shkruar dhe i përdorën ato  kundër saj në gjykatë. Një gjyqtar i përshkroi shkrimet e saj si fyese ndaj Islamit.

Golrokh Ebrahimi Iraee po vuan nga disa probleme mjekësore, duke përfshirë enjtjen e këmbëve dhe problemet e veshkave. Ajo ka nxjerrë më shumë se tre gurë.

Momentalisht ajo po mbahet në burgun e Qarchakut – një ndërtesë që dikur shërbente si fermë pulash. Ka qindra gra të burgosura atje dhe jetojnë në kushte mjaft jo-higjienike. Mbipopullimi po e përkeqëson problemin dhe të burgosurve u mohohen nevojat më elementare siç janë ventilimi i duhur dhe ajri i freskët, ushqimi dhe uji i pijshëm. Të burgosurve po u mohohet gjithashtu kujdesi mjekësor dhe ilaçet vitale.