Të shtunën, më 7 prill, një turmë e madhe njerëzish dhe fermerësh në Isfahan u mblodhën në protestë në urën Khaju. Pastaj protestuesit u mblodhën përpara organizatës rajonale të ujit të Isfahanit dhe këndonin slogane të tilla si, “Uji i Zayandehrood-it, e drejta jonë e patjetërsueshme; ankesa e fermerit është ankesa e Zayandehroud-it; Sot është ditë zie, jeta e fermerit është në rrezik; fermeri vdes, por nuk pranon bamirësi; Varzaneh Varzaneh Ne ju mbështesim! “
Forcat shtypëse goditën rëndë protestuesit duke i sulmuar ata, ndër të cilët ishin të pranishëm një numër i madh njerëzish të moshuar. Forcat policore kërcënuan fermerët e dëshpëruar, por ata iu përgjigjën me slogane si “gënjeshtarë gënjeshtarë”; policë, duhet të keni turp! “
Një ditë më parë, fermerët e Varzaneh-it, duke i rreshtuar traktorët e tyre në hyrje të qytetit, gjithashtu protestuan në ditën e tyre të 50-të të protestave kundër refuzimit të regjimit për pjesën e tyre të ujit dhe braktisjen e tokës bujqësore në rajon, e cila është e vetmja mënyrë për të siguruar mjetet e jetesës.