Iran: Paga minimale e punëtorëve është katër herë më e ulët se kufiri i varfërisë

1085

Vetëm përmbysja e regjimit klerikal dhe vendosja e sovranitetit popullor do t’i japë fund vuajtjeve të punëtorëve dhe punonjësve

Këshilli i Lartë i Punës i regjimit klerikal, përcaktoi pagën minimale të punëtorëve për 2018 në një milion e 114 mijë tomans (rreth 220 dollarë në muaj). Ndërkohë, sipas Hadi Aboui, kreu i Qendrës Supreme të Shoqatave të Punëtorëve, shporta e jetesës së punëtorëve, bazuar në të dhënat e tregut, vlerësimin e çmimeve, gjendjen e familjeve dhe pakësimin e ushqimeve të  punëtorëve, e cila u paraqit në Këshillin e Lartë të Punës, është tre milionë e 700 mijë tomans, që është më shumë se trefishi i pagës minimale të vendosur nga regjimi (faqja qeveritare e internetit Aftab – 3 prill 2018).

Ndërkohë, kjo pagë minimale zbatohet vetëm për punëtorët që mbulohen nga ligji i punës i regjimit. Më parë, Ali Beigi, kreu i organit qeverisës të “Këshillit të Lartë të Këshillave Islamike” kishte pranuar se 93 për qind e punëtorëve të Iranit ishin të kontraktuar dhe jashtë fushëveprimit të ligjit të punës. Ata duhet të nënshkruajnë letra të bardha për punë që paguhen shumë më të pak se paga minimale që është si të pranojnë skllavërinë e regjimit klerikal.

Prandaj, 13 milion punëtorë dhe familjet e tyre, të cilat, sipas një regjistrimi të qeverisë, përbëjnë gati 43 milionë njerëz, që përfaqësojnë gjysmën e popullsisë së vendit, do të përballen me varfëri dhe shqetësime shumë më të mëdha se në të kaluarën.

Këshilli i Lartë i Punës i regjimit Mullahëve thotë se paga minimale është proporcionale me shkallën e inflacionit, i cili sipas deklaratës së Bankës Qendrore ishte 9.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në 12 muajt që përfunduan në mars 2018. (Tabnak site , 28 mars 2019). Por shkalla reale e inflacionit në shumicën e mallrave bazë është të paktën 30-40%, dhe perspektiva për inflacionin në vitin 2018 është më e errët. Nobakht, zëdhënësi i qeverisë, e quajti buxhetin e vitit 2018 si “shkaktar të inflacionit” (gazeta Etemad, 16 dhjetor 2017), dhe Naghavi Hosseini, anëtar i Parlamentit tha se projekt-ligji i buxhetit ka një inflacion prej 30%,  por thonë se inflacionin është nën 10% dhe një shifër e vetme. (Agjencia e Lajmeve Fars e IRGC – 7 Mars)