Publikuar më 05 Prill 2018.
- SHBA kërkon 20-vjet dënim për bankier turk në rastin e sanksioneve mbi Iranin
Prokurorët e SHBA të mërkurën i kërkuan një gjykatësi federal që të dënonte me rreth 20 vjet burg një bankier turk i fajësuar se ka ndihmuar Iranin për të shmangur sanksionet e SHBA në një rast që ka tensionuar lidhjet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë.
Një juri federale në Manhatan deklaroi fajtor në janar Mehmet Hakan Atilla-n, 47 vjeç, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Halkbank e kontrolluar nga shteti Turk.
- Greva e zjarrfikësve në Assaluyeh Oil and Gas Company në qytetin Bushehr
Të enjten, më 5 prill, zjarrfikësit e kompanisë së naftës dhe gazit Assaluyeh organizuan një protestë kundër mospagimit të pagës së tyre për 3 muaj.
Protestuesit ndaluan punën dhe bllokuan hyrjen në vend të naftës dhe gazit .
Fusha e gazit South Pars e vendosur në portin Asalouyeh është burimi më i madh i gazit në botë, e vendosur në kufirin e përbashkët të Iranit dhe Katarit në Gjirin Persik.
- Aktivitetet e “Total Oil Company” në Iran varen nga vendimi i Trumpit
Në një intervistë të fundit me “Economics Corp.” (CNC), Patrick Pooyane, drejtor i përgjithshëm i kompanisë franceze Total, tha se aktiviteti ekonomik i kompanisë në Iran do të varet nga vullneti i Presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Kompania franceze Total që udhëheq një konsorcium, përfshirë Kinën, ka nënshkruar një kontratë për të përfituar nga njëmbëdhjetë fushat e gazit të South Pars, fusha më e rëndësishme e gazit në botë. Kjo fushë, zbuluar në vitet 1970, ndahet midis Iranit dhe Katarit.
- Iran: Maryam Akbari vazhdon grevën e urisë për të mbështetur Golrokh Iraee-n
E burgosura politike Maryam Akbari Monfared deklaroi të mërkurën, më 4 prill 2018, se do të hynte në grevë urie për tre ditë në solidaritet me grevisten e urisë të burgosurën politike Golrokh Iraee. Ajo i kërkoi organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që të ndërmarrin veprime urgjente për të shpëtuar jetën e Golrokh Ebrahimi Iraee-s.
Pas 60 ditësh grevë urie, e burgosura politike Golrokh Ebrahimi Iraee humbi ndjenjat, pësoi krizë dhe më pas hyri në koma të martën, më 3 prill.
- Iran: Aktivistja kurde, Ronak Aghaii, e burgosur në Mahabad
Aktivistja kurde, Ronak Aghaii, u dërgua në Burgun e Mahabadit (Kurdistani iranian) për të kryer dënimin e saj me burg.
Ronak Aghaii u arrestua nga forcat e inteligjencës në shtator 2017 dhe u dërgua në Orumiyeh me akuzën e “ngritjes së flamurit të Kurdistanit” në tubimet e banorëve të Mahabadit në mbështetje të referendumit mbi pavarësinë e Kurdistanit irakian.
Iran: Protestat e popullit të Ahvazit hyn në javën e dytë
Të martën dhe të mërkurën, 3 prill dhe 4 prill, vazhduan për të dytën javën protestat e bashkëqytetarëve arabë në Ahvaz dhe qytete të ndryshme të provincës Khuzestan kundër politikës represive, shtypëse dhe diskriminuese të fashizmit fetarë në pushtet. Ata kërkojnë lirimin e të arrestuarve gjatë protestave të fundit, me të paktën 160 persona të arrestuar.
Të martën mbrëma, demonstratat e njerëzve në shumë zona, përfshirë qarqet e Alawit dhe Lashkar-Abadit të Ahvazit u sulmuan nga forcat represive me shkopinj, gaz lotësjellës dhe të shtëna, duke çuar në një konflikt që zgjati për orë të tëra.
Një natë më parë, populli, veçanërisht të rinjtë e Malashiyeh, në jugperëndim të Ahvazit, kërkuan lirimin e të gjithë të arrestuarve dhe të burgosurve politikë duke bërtitur slogane kundër regjimit klerikal.
Regjimi klerikal, nga frika e përhapjes së protestave, ka shtuar forcat represive në krahinën e Khuzestanit dhe ka vendosur një numër të madh të rojeve revolucionare dhe forcave të inteligjencës në qytetet Ahvaz, Abadan, Khorramshahr, Mahshahr etj.
Rezistenca iraniane i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për të dënuar represionin dhe diskriminimin nga ana e regjimit ndaj bashkatdhetarëve arabë dhe lirimin e menjëhershëm të të burgosurve të kësaj province, veçanërisht atyre të arrestuar në ditët e fundit, dhe i bën thirrje popullit iranian, sidomos të rinjve të Khuzestanit, për të shprehur solidaritetin dhe për të mbështetur protestuesit.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
4 prill 2018