NCRI – E diel 11 mars 2018. Duke protestuar ndaj kushteve të tyre të jetesës, pensionistët e grupit Alloy Steel të Ahvazit, organizuan një tubim para ndërtesës së fondit të pensioneve të provincës Khuzestan.
Ministri i brendshëm i regjimit të Iranit: Protesta në 100 qytete, përleshje në 42 qytete, dhe ende përballemi me të njëjtat incidente
Zëvendësministri i Brendshëm: Protestat kapërcyen të gjitha rrymat politike në vend; u përhapën shumë shpejt, dhe dhuna qe më e madhe se kurrë. Shumica e të arrestuarve nuk kishin dosje sigurie dhe 85% ishin nën moshën 35 vjeç.
Regjimi i Iranit është shkaku i katastrofës mjedisore mbarëkombëtare
Një numër i madh njerëzish në Isfahan, Irani qendror, organizuan një demonstratë në qendër të qytetit të shtunën në mëngjes, më 10 mars 2018, në shenjë proteste ndaj sulmit të regjimit mbi fermerët e privuar në lindje të Isfahanit dhe në solidaritet me ta.
Iran: Vazhdojnë demonstratat dhe përplasjet mes fermerëve dhe forcave represive
Të premten, mijëra fermerë në qytetet e Isfahanit lindor marshuan dhe organizuan një demonstratë masive për të fituar të drejtat e tyre të ujit. Një numër fermerësh ishin mbështjellë me qefin ku shkruhej: “Do të qëndrojmë deri në pikën e fundit të gjakut “. Ata thërrisnin:
Protesta në Iran: Regjimi i frikësuar në gadishmëri në prag të Festivalit Kombëtar të Zjarrit

NCRI – Zyrtarët e sigurisë të regjimit kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë mbi përshkallëzimin e mundshëm të protestave antiqeveritare gjatë festivalit të zjarrit, Chaharshanbeh Suri, që do të mbahet në mbrëmjen e së martës, më 13 mars. Kjo gjendje ka qenë e dukshme në deklaratat e lëshuara nga Prokurori i Përgjithshëm dhe Prokurorët Revolucionarë të krahinave dhe qytete të ndryshme të vendit.
Iran: Grevë e përgjithshme e punonjësve të Haft-Tapeh Sugarcane dhe sektorëve të tjerë të privuar të shoqërisë
Më 8 dhe 9 mars, përveç kryengritjes së guximshme të fermerëve të margjinalizuar në qytetet lindore të Isfahanit, duke përfshirë qytetet Varzaneh dhe Ezhiyeh dhe protestat e grave në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, sulmet dhe protestat e punëtorëve dhe shtresave të tjera të shoqërisë vazhdoi.
Iran: Sulm i armatosur i forcave represive kundër mijëra fermerëve protestues
Mijëra fermerë në Ishfahanin Lindor, duke përfshirë fermerët e qytetit Varzaneh, të mërkurën në mëngjes, më 9 mars, u mblodhën për të protestuar kundër regjimit për refuzimin e dhënies së ‘të drejtës së ujit’. Fermerët e zemëruar parkuan traktorët e tyre në të dy anët e rrugës dhe marshuan drejt stacionit të pompimit të ujit të Varzanehit në rrugën Yazd. Fermerët këndonin: “Mos kini frikë, mos kini frikë jemi të gjithë bashkë”; “Ata që kërkojnë të drejtën etiketohen si sabotues”; “Turp t’ju vijë për administrimin tuaj, turp t’ju vijë për drejtësinë tuaj “; “Vdekje autoriteteve të papërgjegjshme.”
OKB: Shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran janë përkeqësuar
NCRI – Kombet e Bashkuara thanë se situata e të drejtave të njeriut në Iran është përkeqësuar mjaft që nga raporti i saj i mëparshëm në gusht, duke përmendur ekzekutimet (përfshirë të miturit), diskriminimin ndaj grave dhe grupeve të tjera të margjinalizuara, dënimet trupore, kufizimet e lirisë së fjalës dhe arrestimet arbitrare .
Iran: Greva dhe protesta të punëtorëve, fermerëve, infermierëve, tregtarëve dhe njerëzve të plaçkitur në të katër anët e vendit
Qindra fermerë në Isfahan protestuan ndanë urës Khaju dhe Organizatës së Ujit kundër refuzimit të regjimit për të dhënë të drejtat e ujit
Të mërkurën, më 7 mars, në të katër anët e qyteteve dhe fshatrave të vendit u përjetuan greva dhe protesta të njerëzve të privuar dhe pa të drejta.
- Punëtorët e Grupit Kombëtar të Çelikut në Ahvaz u mblodhën para zyrave të qeverisjes të regjimit në qytet në ditën e pesëmbëdhjetë të grevës së tyre, në shenjë proteste për mospagimin e rrogave dhe primeve, si dhe situatën e skajshme të jetesës së tyre dhe familjeve të tyre. Ata thërrisnin:
Dita Ndërkombëtare e Gruas 2018 – Parlamenti belg
Parlamentarët mbështesin gratë iraniane në kryengritje
Të martën, më 6 mars 2018, u mbajt një takim në Parlamentin e Belgjikës për të përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe në solidaritet me gratë iraniane.



















