Maryam Rajavi dënon bombardimin kimik në Siri

547

 Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, dënoi ashpër sulmet kimike kundër Douma-s në Ghouta-n Lindore dhe vrasjen e pamëshirshme të fëmijëve dhe grave të pafajshme.

Ajo tha: “Regjimi iranian është autori kryesor i luftës dhe i vrasjeve në Siri dhe burimi i krimeve të tilla si bombardimet kimike të Douma-s, të cilat prekin ndërgjegjen e njerëzimit”.

Maryam Rajavi  shprehu ngushëllimet dhe dhimbjen e saj më të sinqertë  për popullin e Sirisë, veçanërisht për Douma-n e mbytur në gjak. Ajo përshëndeti këmbënguljen e tyre historike dhe tha: “Bota duhet të ndërmarrë veprime të vendosura për t’i ndaluar këto krime lufte kundër popullit të Sirisë”.

Znj. Rajavi shtoi: “Organizatorët e krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Siri, përkatësisht Assadi dhe padroni e tij, Ali Khamenei, duhet të çohen para drejtësisë. Mosveprimi është i turpshëm dhe hap rrugën për vazhdimin e krimeve të tilla “.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

8 prill 2018