Qendra e kërkimit të Parlamentit të regjimit ka shpallur se një kapital me vlerë mbi $59 bilion i ka ikur Iranit në dy vitet e fundit; numër që është parashikuar të rritet në 2018, si pasojë e tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore.
Pavarësisht Masave Shtypëse të Regjimit të Iranit, Greva e Shoferëve të Kamionëve Hyn në Javën e Saj të Dytë
Greva e shoferëve të kamionëve dhe automjeteve të rënda vazhdoi të martën më 29 maj për të tetën ditë rresht. Ditën e mëparshme, shoferët në Teheran mbyllën terminalet e mallrave dhe refuzuan të ngarkoheshin ndërkohë që thërrisnin: “Mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë”. Shumë terminale mallrash në të gjithë vendin dhe në zonat kufitare janë gjysmë të mbyllura dhe jo-aktive.
Mini Raporti i së Martës për Iranin – 29 Maj, 2018
Dhoma e SHBA miraton sanksionet mbi dy forca militante të Irakut të lidhura me Iranin
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA miratoi një legjislacion që kërkon vënien e sanksioneve mbi dy grupe militante Shia të mbështetura nga Irani në Irak. Kjo masë shfaqet në një amendament për buxhetin e Departamentit të Mbrojtjes, njohur zyrtarisht si Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, i cili u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve të enjten.
Iran: Vazhdojnë Shkeljet e të Drejtave të Njeriut
Në fundjavë, një zëdhënës i gjykatës së Iranit tha se forcat e sigurisë së vendit do të përballen me trazirat publike që kanë qenë duke zier për disa muaj.
Prodhuesi më i Madh i Naftës Thotë që Shmangia e Sanksioneve të SHBA ndaj Regjimit Iranian do të Jetë Gati e Pamundur
Prodhuesi më i madh i naftës në botë ka thënë se do të jetë gati e pamundur për çdo kompani të shmangë sanksionet e reja dhe të rinovuara të SHBA mbi regjimin iranian, duke lënë të kuptohet se vendimi i Donald Trump për të rifilluar sanksionet mbi regjimin iranian mund të jetë më efektiv se ç’mund te jetë parashikuar.
IRAN: Greva Mbarëkombëtare e Shoferëve të Kamionëve Vazhdon për të Gjashtën Ditë
Agjentët e inteligjencës së regjimit iranian thërrasin dhe kërcënojnë shoferët aktivë për të prishur grevën
Të dielën, 27 maj, greva mbarëkombëtare e shoferëve të kamionëve dhe automjeteve të rënda vazhdoi për të gjashtën ditë pavarësisht kërcënimeve, presioneve dhe masave të ndryshme shtypëse nga regjimi iranian.
Mini Raporti i së Hënës për Iranin – 28 Maj, 2018
Kushtet e Grave të Burgosura të Gonabadi Kanë Ngritur Shqetësimin e AI
“Gratë e burgosura të komunitetit fetar të Gonabadi Dervish në Iran po i nënshtrohen abuzimit verbal, duke përfshirë fyerje seksuale, dhe nuk po i jepet trajtimi i duhur mjekësor nga doktorët dhe profesionistët e tjerë të shëndetit në burgun Shahr-e Rey në rrethinat e Teheranit,” ka thënë Amnesty International në një deklaratë të lëshuar më 25 maj, 2018.
Ceremonia e Varrimit të Aktorit të Famshëm Naser Malek Motiei me Sloganin “Vdekje Diktatorit”
Të dielën, 27 maj, ceremonia e varrimit të aktorit të famshëm iranian Naser Malek Motiei, me pjesëmarrjen e një turme të madhe iranianësh dhe fansash të artistit të ndjerë, u kthye në një demonstratë anti-regjim. Pjesëmarrësit, të cilët ishin të zemëruar nga trajtimi anti-iranian dhe anti-art i Naser Malek Motiei nga regjimi, thërrisnin:
Gënjeshtrat E MSNBC Dhe Lobuesve Të Regjimit Iranian Në Shtetet E Bashkuara Kundër MEK Në Shqipëri
Më 25 maj, 2018, MSNBC transmetoi një sërë deklaratash të pajustifikuara në Programin “On Assignment”, dhe përsëriti gënjeshtrat e lobuesve të Iranit kundër MEK. Ky program ishte në themel kundër politikave të Presidentit Trump dhe përqasjes së tij vendimtare ndaj regjimit të mullahëve.
Protesta nga Bashkëqytetarët e Baluchi në Iran
Znj. Rajavi përshëndet rininë e ngritur të Zahedan dhe u bën thirrje të rinjve të tjerë që t’i mbështesin
Të shtunën, 25 maj, studentët në Universitetin Zahedan Azad protestuan kundër fyerjes dhe poshtërimit të qytetarëve të Baluchi dhe riteve të myslimanëve Sunni, shumë grupe njerëzish të Zahedan iu bashkuan protestës duke thirrur “Mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë.”


















