Friday, March 29, 2024

Protesta nga Bashkëqytetarët e Baluchi në Iran

 Znj. Rajavi përshëndet rininë e ngritur të Zahedan dhe u bën thirrje të rinjve të tjerë që t’i mbështesin

Të shtunën, 25 maj, studentët në Universitetin Zahedan Azad protestuan kundër fyerjes dhe poshtërimit të qytetarëve të Baluchi dhe riteve të myslimanëve Sunni, shumë grupe njerëzish të Zahedan iu bashkuan protestës duke thirrur “Mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë.”

Ata mbanin banderola ku shkruhej “Jo fyerjeve fetare dhe etnike.” Agjentët e sigurisë anti-rebelim arrestuan një numër studentësh në sulme ndaj universitetit.

Protests by students and people of Zahedan in protest to insulting Balochi fellow citizens

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka përshëndetur bashkatdhetarët e fismë të Baluchi si dhe studentët dhe rininë që janë ngritur në Zahedan sot, dhe ka thënë: “Turp dhe urrejtje për regjimin klerikal, i cili është burimi kryesor i diskriminimit dhe përçarjes në Iran sot.” Ajo i bëri thirrje të gjithë rinisë, veçanërisht në provincat Sistan dhe Baluchestan, që t’i ndihmojnë dhe të shprehin solidaritet me studentët dhe rininë e Zahedanit.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
26 Maj, 2018