Prodhuesi më i madh i naftës në botë ka thënë se do të jetë gati e pamundur për çdo kompani të shmangë sanksionet e reja dhe të rinovuara të SHBA mbi regjimin iranian, duke lënë të kuptohet se vendimi i Donald Trump për të rifilluar sanksionet mbi regjimin iranian mund të jetë më efektiv se ç’mund te jetë parashikuar.
Të premten në forumin Ekonomik të St. Petersburg, shefi ekzekutiv i Vitol Group Ian Taylor tha: “Është një sfidë e madhe për ne… Personalisht mendoj se asnjë nga ne nuk do të mund t’ia dalë.”
Ai tha gjithashtu se ka pyetje që nuk kanë marrë përgjigje në lidhje më çështjen se si do t’i përgjigjet Europa sanksioneve dhe nëse Banka Qendrore Europiane do ta gjejë një mënyrë për t’i shfuqizuar sanksionet për kompanitë amerikane.
Kjo është një jehonë e komenteve të bëra nga liderë të indurstrive të tjera të cilët besojnë se nuk ka asnjë mënyrë për të bërë biznes me Iranin pa marrë përsipër sanksionet e SHBA, dhe kanë marrë që tani vendime për t’u tërhequr nga marrëveshjet e tregtisë me Iranin.