Thursday, March 28, 2024

Një Kapital me Vlerë mbi “$59 Bilion” i Ka Ikur nga Duart Iranit në Dy Vitet e Fundit

Qendra e kërkimit të Parlamentit të regjimit ka shpallur se një kapital me vlerë mbi $59 bilion i ka ikur  Iranit në dy vitet e fundit; numër që është parashikuar të rritet në 2018, si pasojë e tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore.

Sipas një artikulli të publikuar më 28 maj nga një agjensi në pronë të shtetit, e njohur si ‘khabar online’, Qendra e Kërkimit të Parlamentit e ka cilësuar këtë shifër si “të konsiderueshme” krahasuar me ekonominë aktuale të Iranit.

Vetëm vitin e fundit, Iranit i ka ikur një “kapital” me vlerë $30.2 bilion, i barasvlefshëm me 83% të të ardhurave vjetore të Iranit nga eksportet e tij që nuk përfshijnë gazin. Në 2016, $20.2 bilion të tjera u humbën.

Sipas ekspertëve, shkaqet më të rëndësishme të këtyre humbjeve kaq të konsiderueshme janë: “paqëndrueshmëria politike dhe ekonomike”, “magësitë e politikave të mbrojtjes së investimeve”, “veprimtari ekonomike të vështira”, “risqet e larta të investimit”, dhe “prirja për të jetuar jashtë vendit”.