Të dielën, 27 maj, ceremonia e varrimit të aktorit të famshëm iranian Naser Malek Motiei, me pjesëmarrjen e një turme të madhe iranianësh dhe fansash të artistit të ndjerë, u kthye në një demonstratë anti-regjim. Pjesëmarrësit, të cilët ishin të zemëruar nga trajtimi anti-iranian dhe anti-art i Naser Malek Motiei nga regjimi, thërrisnin:
“Vdekje diktatorit, Respekt për Naser-in”; “Turpi ynë është radioja dhe TV jonë (shtetërore)”.
Naser Malek Motiei ishte një nga aktorët më të spikatur në kinemanë e Iranit, i cili ishte privuar nga karriera e tij artistike për katër dekada dhe ishte izoluar nga regjimi për shkak të mos-miratimit të politikave anti-popullore të regjimit. Ai ndërroi jetë të premten, më 25 maj 2018 në moshën 88 vjeçare.
Të frikësuar nga përhapja e këtij varrimi dhe protestave anti-regjim, forcat shtypëse sulmuan turmën duke dërguar forca anti-rebelim, dhe u përpoqën të shpërndanin njerëzit duke u hedhur gaz lotsjellës dhe duke qëlluar në ajër. Njerëzit u ballafaquan me mercenarët dhe e vazhduan ceremoninë duke thirrur: “Të pa turp, të pa turp”; “Forcat e Sigurisë së Shtetit janë turpi ynë”.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
27 Maj, 2018