Sunday, September 8, 2024

Gënjeshtrat E MSNBC Dhe Lobuesve Të Regjimit Iranian Në Shtetet E Bashkuara Kundër MEK Në Shqipëri

 Më 25 maj, 2018, MSNBC transmetoi një sërë deklaratash të pajustifikuara në Programin “On Assignment”, dhe përsëriti gënjeshtrat e lobuesve të Iranit kundër MEK. Ky program ishte në themel kundër politikave të Presidentit Trump dhe përqasjes së tij vendimtare ndaj regjimit të mullahëve.

Regjimi iranian, përmes lobuesve të tij të cilët mbështesin politikën e paqësimit, dhe duke shpenzuar një shumë të madhe parash, po përpiqet të ballafaqohet me politikën e re të qeverisë amerikane, e cila u shpall më 21 maj, 2018 nga Sekretari i Shtetit, Pompeo. Që nga dhjetori 2017, populli i Iranit, duke protestuar në rrugë, ka treguar dëshirën e tij për rrëzimin e këtij regjimi të lig dhe themelimin e një qeverie demokratike. Nga ana tjetër, regjimi iranian, duke demonizuar opozitën e tij kryesore, MEK, po përpiqet ta vonojë rrëzimin e vet.

MSNBC, përveç përsëritjes së gënjeshtrave të mëpërparshme kundër MEK, ka transmetuar gënjeshtra të reja duke intervistuar agjentët e Ministrisë së Inteligjencës së Iranit, si anëtarët e mëparshëm, duke pretenduar në apo se kompleksi i refugjatëve ka një strukturë ushtarake. Ky është një kompleks për refugjatët iranianë, dhe qindra shqiptarë e vizitojnë dhe punojnë në të çdo ditë. Kompleksi është vizituar gjithashtu nga delegacione të ndryshme amerikane dhe europiane.

 Interesant është fakti se personi që u intervistua nga reporteri ishte një agjent iranian me emrin Saddalah Saifi, lidhja e të cilit me Ministrinë e Inteligjencës së Iranit është zbuluar shumë herë nga rezistenca iraniane. Disa nga dokumentat për këtë agjent mund të shihen në link-un që vijon:

https://bit.ly/2zQNWeL

 

Këto gënjeshtra janë ana tjetër e medaljes së përpjekjeve të regjimit iranian për veprime terroriste kundër opozitës demokratike të MEK. Më 19 prill, Kryeministri Rama përmendi planet terroriste të regjimit kundër MEK në Shqipëri. Detajet për disa nga planet terroriste të regjimit u shpjeguan në deklaratën e komitetit të Sigurisë dhe anti-terrorizmit të NCRI, në datën 20 prill, 2018. 

 

Përgënjeshtrim i Trillimeve të Richard Engel i MSNBC për Rezistencën Iraniane

 

 

Më 25 maj, 2018, Programi “On Assignment” i MSNBC, rrëfyer nga Richard Engel, ripërsëriti një sërë deklaratash bajate, të pabazuara, dhe të demaskuara në mënyrë të vazhdueshme kundër Mujahedin-e Khalq (MEK), grup anëtar i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i cili luan rolin e Parlamentit të Mërguar të Iranit. Siç vijon më poshtë:

Fragmenti i MSNBC nga Richard Engel më 25 maj, 2018, nuk plotëson as standartet minimale të gazetarisë dhe objektivitetit. Ai përqendrohet në pohimet e çuditshme, dhe shpesh herë qesharake, të Masoud Khodabandeh, agjent famëkeq i Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së regjimit iranian (MOIS) për dy dekada.

Ky raport nuk është, sigurisht, e para shpifje e këtij lloji kundër lëvizjes më të madhe dhe më të mirë-organizuar të opozitës iraniane, Mujahedin-e Khalq (MEK).  Më 2 shkurt, 2012, Rock Center i NBC transmetoi një raport të rremë, i bashkë-rrëfyer gjithashtu nga Richard Engel, që citonte burime të papërmendura se MEK kishte vrarë shkencëtarë bërthamorë iranianë. MEK e refuzoi katekorikisht këtë deklaratë në atë kohë dhe i kërkoi Engel-it të jepte prova. Departamenti i Shtetit e refuzoi specifikisht këtë deklaratë më 28 shtator, 2012, kur MEK u hoq nga lista e Organizatave të Huaja Terroriste. I pyetur për këtë, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit u tha reporterëve, “Dhe duhet të shtoj se Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ka pretenduar që MEK ka qenë përfshirë në vrasjen e shkencëtarëve në Iran.”

NBC nuk e tërhoqi kurrë atë histori, dhe as nuk i kërkoi falje MEK-ut për atë raport qartësisht të rremë!

Në të njëjtën mënyrë, redaktorët e MSNBC duhet të shpjegojnë motivet e tyre për transmetimin e një raporti “On Assignment” kaq të pabalancuar nga Richard Engel, veçanërisht në një kohë kur populli iranian ka thirrur pa mëdyshje për rrëzimin e regjimit totalitar të Iranit në protesta dhe greva mbarëkombëtare në mbi 140 qytete. Mos është koinçidencë që raporti i Engel nuk përmendi asnjë nga këto protesta, të cilat janë përshkallëzuar që në dhjetor 2017, apo që nuk përmendi faktin se regjimi iranian ka ekzekutuar 120,000 anëtarë dhe simpatizantë të MEK, duke përfshirë 30,000 të masakruar në vitin 1988?

Ky raport e çon çdo shikues të paanshëm në vetëm një përfundim: ai është pjesë e një fushate të mirë-orkestruar, edhe pse të dëshpëruar nga lobuesit e regjimit iranian dhe nga proponentët e paqësimit të një regjimi që po i shkunden themelet përballë vendosmërisë së patundur të popullit iranian për të rrëzuar teokracinë sunduese.

Siç ka theksuar vazhdimisht Rezistenca Iraniane, nuk ka asnjë nevojë për përfshirje ushtarake nga ana e SHBA. Populli dhe rezistenca iraniane kanë vullnetin, dhe aftësinë për ta rrëzuar këtë regjim kriminal.

Duke ndier humbjen e pashmangshme, klerikët sundues të Iranit i kanë shtuar përpjekjet për të planifikuar dhe realizuar sulme terroriste kundër MEK jashtë Iranit, duke përfshirë Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë, siç thuhet në deklaratën e lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit më 20 prill, 2018.

Përgjigje specifike për të mbrojtur të vërtetën:

Richard Engel intervistoi Masoud Khodabandeh, si dëshmitarin e tij kryesor mbi deklarimet e trilluara se MEK është një “kult shkatërrues” që merr para dhe ar nga Arabia Saudite.

Dihet përgjithësisht që Khodabandeh dhe gruaja e tij, Anne Singleton, kanë qenë agjentë famëkeqë të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS) për dy dekada tashmë. Sipas Bibliotekës së Kongresit, Divizioni i Kërkimit Federal, Dhjetor 2012 fq. 31: Masoud Khodabandeh & gruaja e tij Anne Singleton Khodabandeh “kanë pranuar të punojnë për Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS) dhe të spiunojnë MEK-un.”

Sipas Win Griffiths, anëtar i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Deklarata e Dëshmisë drejtuar gjykatës së MB 7/4/2007: “Gjatë një vizite në Iran [në Qershor 2004], u çudita kur pashë Anne Singleton në burgun Evin. Ajo po levizte në liri të plotë dhe kontaktonte direkt me zyrtarët iranianë në burg.”

Sa për dijeni, gjatë historisë së tyre, MEK dhe  NCRI janë mbështetur ekskluzivisht në suportin material të anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre brenda dhe jashtë Iranit për fondet që i janë dashur për veprimtaritë e tyre. Ata nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga asnjë qeveri e huaj dhe i ftojmë të gjithë të gjejnë prova për të kundërtën.

Engel ia atribuoi në mënyrë të rreme MEK-ut vdekjen e gjashtë ushtarakëve amerikanë dhe kontraktuesve të Pentagonit në fillim të viteve ’70 në Iran.

Një studim i pavarur në vitin 2013 nga Universiteti i Baltimore, dhe një raport informativ nga Këshilli i Marrëdhënieve të Jashtme në 2014 konfirmojnë se MEK nuk ka patur asnjë rol në vdekjen e anëtarëve të shërbimit të SHBA në Iran gati gjysmë shekulli më parë. Përkundrazi, një numër liderësh të mbijetuar të MEK u vranë nga po ata tre individë që vranë edhe amerikanët. Ata të tre u kapën, u rrëfyen, dhe u ekzekutuan nga regjimi i Shahut.

Për më tepër, sipas New York Times, 27 korrik, 2004, pas një hetimi 16 mujor, mijëra anëtarë të MEK në Kampin Ashraf, Irak, u njohën nga Qeveria e SHBA si “persona të mbrojtur” nën Konventën e Katërt të Gjenevës. “Zyrtarë të Lartë Amerikanë thanë që intervistat gjithëpërfshirëse nga zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe Byrosë Federale të Investigimit nuk kishin nxjerrë asnjë bazë për të akuzuar asnjë nga anëtarët e grupit [MEK].”

Engel deklaroi në mënyrë të rreme se MEK ka marrë pjesë në pushtimin e Ambasadës Amerikane në Teheran në 1979.

Në fakt, MEK ishte gjithashtu viktimë e pushtimit të Ambasadës Amerikane në Teheran në vitin 1979. Khomeini, lideri suprem i regjimit në atë kohë, e krijoi krizën e pengjeve për të konsoliduar pushtetin dhe shtypur MEK. Masoumeh Ebtekar, Zëdhënësja për pengmarrësit, dhe tani një zyrtare kryesore e kabinetit Rouhani, ka konfirmuar që MEK nuk ka pasur asnjë rol dhe as nuk ka marrë pjesë në atë incident.

Më 4 nëntor, 1984, në 5-vjetorin e pushtimit të ambasadës, Kryetari i Gjykatës së Lartë të asaj kohe, Ayatollah Abdol Karim Moussavi-Ardebili, tha në Radio Teheran: “[Pushtimi i Ambasadës] solli rënien e Qeverisë së Përkohshme, izolimin e liberalëve dhe konfuzionin e grupeve të krahut të majtë dhe [MEK] dhe ekspozoi fytyrat e tyre të vërteta. Siç tha Imam Khomeini, kjo lëvizje revolucionare qe më e madhe se revolucioni i parë.”

Ervand Abrahamian, një kritikues i MEK, shkroi në librin e tij, “Muxhahedinët Iranianë,” se kritikat e MEK për regjimin në atë kohë përfshinin “Sajimin e krizës së pengjeve amerikane për të imponuar mbi kombin konceptin mesjetar të velayat-e-faqih.”

Engel gënjeu me qëllim duke pretenduar se MEK u ka paguar shuma të mëdha parash ish-zyrtarëve të SHBA si çmim për të folur.

MEK ka deklaruar pa asnjë mëdyshje që nuk i ka bërë kurrë asnjë pagesë asnjë amerikani, fakt që është konfirmuar më vonë nga Departamenti i Thesarit të SHBA. Në 2012, Departamenti i Thesarit nisi një hetim të raportuar gjerësisht mbi qytetarët iranianë të Amerikës të cilët, në zbatimin e të drejtave të tyre të amendamentit të parë, kishin organizuar konferenca dhe seminare të ndryshme në të cilat kishin folur ish-zyrtarë të SHBA. Pas më shumë se një viti hetim, Departamenti i Thesarit u dërgoi letra komuniteteve, duke i informuar që shqyrtimi i këtij rasti kishte përfunduar dhe nuk ishte shkelur asnjë ligj.

Engel intervistoi në mënyrë selektive Koordinatorin e mëparshëm të Kundërterrorizmit, Daniel Benjamin–jo paraardhësin e tij– i cili tha se MEK u hoq nga lista pavarësisht se vazhdon të jetë organizatë terroriste.

Emërtimi origjinal i vitit 1997 për MEK ishte një “gjest i vullnetit të mirë” ndaj regjimit iranian siç u konfirmua nga Administrata Klinton. Një letër bi-partizane e Shumicës së Dhomës në 1998 e refuzoi këtë emërtim si “politikë të gabuar,” që vetëm sa do t’i jepte guxim regjimit, dhe e përshkroi MEK si “një lëvizje legjitime rezistence.”

Pati disa vendime gjykate duke filluar nga 2010, të cilat nuk gjetën prova për terrorizëm nga MEK dhe i dhanë Sekretarit të Shtetit një afat për të marrë një vendim të ri përndryshe gjykata do ta hiqte nga lista MEK-un në mënyrë të njëanshme. Departamenti i Shtetit nuk pati zgjidhje tjetër veçse të ndiqte urdhrin e Gjykatës së Apelit të SHBA, DC Circuit. Paraardhësi i Benjamin, Ambasadori Dell Dailey, kishte bërë thirrje për heqjen e MEK nga lista në 2009, por ishte refuzuar për arsye politike.

Departamenti i Shtetit dhe Benjamin refuzuan të ndjekin vendimin e korrikut 2010 nga Gjykata e Apelit e SHBA, DC Circuit, pasi provat e tyre u konsideruan të pamjaftueshme. MEK firmosi një urdhër mandamus për ta detyruar Departamentin të marrë një vendim, gjë që rezultoi në pranimin e urdhërit nga Gjykata, vendimi i parë i këtij lloji që nga 1803, duke e detyruar Sekretarin e Shtetit të tërheqë emërtimin e MEK më 28 shtator, 2012, dy ditë përpara afatit të dhënë nga Gjykata, e cila kishte deklaruar se do ta tërhiqte emërtimin e MEK nëse Sekretari nuk merrte një vendim.

Pavarësisht nga lotët e krokodilit të Benjamin për anëtarët e MEK në Irak, sikur Departamenti i Shtetit të kishte vepruar si duhet në 2009 apo të paktën ta kishte ndjekur vendimin e Gjykatës në korrik 2010, të gjithë apo shumica e të 177 anëtarëve të MEK nuk do të kishin humbur jetën gjatë sulmeve apo rrethimit nga qeveria e Nouri al-Maliki, një kukull e regjimit iranian.