Friday, September 13, 2024

Pavarësisht Masave Shtypëse të Regjimit të Iranit, Greva e Shoferëve të Kamionëve Hyn në Javën e Saj të Dytë

 Greva e shoferëve të kamionëve dhe automjeteve të rënda vazhdoi të martën më 29 maj për të tetën ditë rresht. Ditën e mëparshme, shoferët në Teheran mbyllën terminalet e mallrave dhe refuzuan të ngarkoheshin ndërkohë që thërrisnin: “Mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë”. Shumë terminale mallrash në të gjithë vendin dhe në zonat kufitare janë gjysmë të mbyllura dhe jo-aktive.

Në ditën e shtatë të grevës, shoferët e tankeve të naftës në Sanandaj u mblodhën përballë Kompanisë së Naftës Baharan. Të dielën, ata shtruan sofrabezë bosh në tokë në protestë ndaj kushteve të rënda të jetesës. Në Ardabil, shoferët u mblodhën në protestë përballë transportit të qytetit. Garda anti-rebelim dhe policia u rreshtuan kundër tyre për të parandaluar përhapjen e protestës.

Iran, May 29, 2018. Nationwide Strike By Truck Drivers Continues On Eighth Consecutive Day

Në disa qytete, shoferët e taksive dhe shtresa të tjera të varfra kanë filluar grevë për të mbështetur shoferët e kamionëve.

Disa anëtarë të parlamentit të regjimit kanë pranuar pasojat e kushteve katastrofike të jetesës së shoferëve të kamionëve: “Më shumë se 500,000 shoferë në të gjithë vendin shprehin pakënaqësinë e tyre dhe organizojnë tubime në disa qytete” (Radioja e shtetit, Farhang, 27 maj).

Nationwide Strike By Truck Drivers In Iran Continues On Seventh Consecutive Day

Shoferët e automjeteve të rënda vazhdojnë grevën e tyre ndërsa regjimi i është kthyer masave mashtruese dhe përçarëse në përpjekje për t’i dhënë fund grevës. “Sipas një marrëveshjeje, shoferët  do ta rifillojnë sot punën në sektorin e ngarkesave,” ka thënë Abdol Hashem Hassan Nya, Zëvendës Ministri i Rrugëve dhe Zhvillimit Urban, duke shtuar, “Përfaqësuesit e shoqatave të shoferëve kanë pranuar të vazhdojnë punën dhe t’i japin fund grevës; … dhe një pjesë e kërkesave të shoferëve … do të plotësohen.” (agjensia e lajmeve e shtetit, ILNA – 28 maj).

Nga ana tjerër, forcat represive i kanë intensifikuar masat e tyre për ta sabotuar grevën. Dje, qindra shoferë kamionësh që po lëviznin në një kolonë të gjatë për në Shiraz dhe kishin për qëllim të bashkoheshin me grevistët e atij qyteti u sulmuan nga forcat shtypëse dhe dhjetra prej tyre u arrestuan. Në  Kangavar, agjentët e inteligjencës dhe forcat e policisë përdorën masa të ndryshme për te prishur grevën e shoferëve. Në Bandar Abbas, masat shtypëse ndaj grevistëve çuan në përplasje me forcat e policisë. Të hënën në mbrëmje, qindra shoferë grevistë në Fabrikën e Çimentos Sepahan në Isfahan ndaluan ngarkimin e kamionëve që ishin nën mbrojtjen e policisë. Oficerët e policisë po përpiqeshin t’i shpërndanin grevistët duke qëlluar në ajër.

 

Duke shpërfillur masat e dëshpëruara të regjimit, shoferët e fismë të kamionëve vazhdojnë të insistojnë për kërkesat e tyre.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
29 Maj, 2018