Agjentët e inteligjencës së regjimit iranian thërrasin dhe kërcënojnë shoferët aktivë për të prishur grevën
Të dielën, 27 maj, greva mbarëkombëtare e shoferëve të kamionëve dhe automjeteve të rënda vazhdoi për të gjashtën ditë pavarësisht kërcënimeve, presioneve dhe masave të ndryshme shtypëse nga regjimi iranian.
Të shtunën, agjentët e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) së regjimit iranian thirrën një numër shoferësh nga sektorë të ndryshëm të transportit. Emrat e shoferëve të thirrur u shpërndanë në mediat sociale.
Në qytetin Sabzevar, kreu i Forcave të Sigurisë së Shtetit kërcënoi shoferët grevistë me një ndalim lëvizjeje në të gjitha rrugët e vendit.
Në një numër qytetesh, si Hamedan dhe Teheran, anëtarë të Forcave të Sigurisë së Shtetit ofenduan shoferët grevistë dhe u dhanë gjoba kur ata s’kishin kryer asnjë shkelje.
Pavarësisht masave shtypëse, terminalet e mallrave në qytete të ndryshme kanë mbetur gjysmë të mbyllura. Shoferët grevistë refuzojnë të ngarkojnë mallra dhe po rreshtojnë kamionët e tyre përgjatë rrugëve.
Në Akbarabad Kovar (në provincën Fars), 400 kamionë bënë rrugën për në Shiraz duke u rënë borive në mbështetje të grevës. Në Ardabil, shoferët e kamionëve ndaluan kalimin e automjeteve të ngarkuara. Në Ilam, IRGC e lëviz karburantin duke përdorur automjete të shoqëruara të bashkisë.
Në shenjë solidariteti me shoferët grevistë të kamionëve, shoferët dhe pronarët e taksive në Teheran, protestuan kundër tarifave të ulëta dhe çmimeve të larta të pjesëve të këmbimit të dielën.
Në qytetin Yazd, pronarët e minibuseve u mblodhën jashtë bashkisë së qytetit për të protestuar çmimet e larta të pjesëve të këmbimit, dhe për të shprehur solidaritet me shoferët grevistë të kamionëve.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
27 Maj, 2018