Saturday, July 27, 2024

Mini Raporti i së Martës për Iranin – 29 Maj, 2018

 Dhoma e SHBA miraton sanksionet mbi dy forca militante të Irakut të lidhura me Iranin

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA miratoi një legjislacion që kërkon vënien e sanksioneve mbi dy grupe militante Shia të mbështetura nga Irani në Irak. Kjo masë shfaqet në një amendament për buxhetin e Departamentit të Mbrojtjes, njohur zyrtarisht si Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, i cili u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve të enjten.

Gjithashtu, ky legjislacion i kërkon Shtëpisë së Bardhë t’i japë Kongresit, brenda 180 ditëve, “një raport që përfshin një listë të detajuar të entiteteve globale në lidhje me të cilat ekziston një bazë e arsyeshme për të përcaktuar se Trupat e Gardës Revolucionare të Regjimit të Iranit [IRGC] kanë interes pronësie” në vlerën 33 për qind ose më shumë.

  • Greva Mbarëkombëtare e Shoferëve të Kamionëve në Qytete të Ndryshme në të Gjithë Iranin Vazhdon për të Shtatën Ditë Rresht

Greva masive mbarëkombëtare e shoferëve të kamionëve në Iran, e nisur që të martën, 22 maj, në protestë ndaj mos trajtimit të kërkesave të tyre nga autoritetet, vazhdoi të hënën, 28 maj, 2018 për të shtatën ditë rresht.

Shoferët e kamionëve kanë filluar një grevë mbarëkombëtare në protestë ndaj tarifave fikse, rritjes së çmimit të sigurimeve, taksave të autostradës, dhe komisioneve të larta për ngarkesat, pagesave të paligjshme të marra nga disa terminale, mungesës së vendeve të punës, kostove të larta të riparimit dhe çmimeve të larta për pjesët e këmbimit të automjeteve, mungesës së rrugëve të mira, mungesës së resorteve, rrogave të ulëta krahasuar me punën e rëndë që ata bëjnë.

  • Protestat në Iran të raportuara në Teheran & qytete të tjera

28 maj, 2018 – Në mbarë Iranin po intensifikohet një atmosferë e shtimit të protestave, ndërsa njerëz nga të gjitha aspektet e jetës po i bashkohen këtyre tubimeve dhe mbledhjeve.

Në Teheran, një grup mësuesish me kohë të pjesshme dhe punonjësisht të Departamentit të Sigurimit të Agrikulturës u mblodhën jashtë parlamentit të regjimit iranian të dielën duke kërkuar përgjigje të menjëhershme për kërkesat e tyre.

Punonjësit e Departamentit të Sigurimit të Agrikulturës protestonin kushtet e rënda të jetesës.

Në Ahvaz, në Iranin jug-perëndimor, punonjësit pensionistë të Kompanisë së Çelikut të Khuzestanit u mblodhën në protestë jashtë Zyrës së Fondeve të Pensionit të qytetit duke kërkuar plotësim të kërkesave të tyre.

  • Gratë marrin pjesë në protesta në Teheran, në jug dhe lindje të Iranit

Gratë morën pjesë në dy protesta në Teheran dhe në dy të tjera në Tabas, në Iranin verilindor, dhe në Minab, në jug.

Të dielën, 27 maj, 2018, disa qindra gra dhe burra punonjës të fondit të sigurimit të Agrikulturës në provinca të ndryshme u mblodhën në protestë jashtë parlamentit të mullahëve në Teheran për të kërkuar përcaktimin e statusit të tyre pesë vjeçar të punës.

Të shtunën, 26 maj, 2018, studentët e Shkollës së Artit dhe Arkitekturës së Universitetit Azad Vahed të Teheranit u mblodhën në protestë kundër transferimit të kampusit të universitetit në Sohank, që është një lokacion i largët.