E premte, 29 qershor, 2018 – Maryam Rajavi u takua sonte me Rudy Giuliani, avokat i presidentit të Shteteve të Bashkuara. Mbledhja u bë në zyrën e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Paris në vigjilje të mbledhjes së madhe të përvitshme të Rezistencës Iraniane.
Pompeo: Protestuesve në Iran u ka ardhur në majë të hundës lidershipi i vendit
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo të mërkurën, 27 qershor, 2018, komentoi mbi demonstratat në Iran, duke thënë se protestuesve u ka ardhur në majë të hundës lidershipi i vendit.
Ekonomia iraniane mori një tjetër pikiatë këtë fundjavë, me rënien dramatike të vlerës së monedhës iraniane, rialit, përkundrejt dollarit amerikan, Euros, dhe paundit britanik. Të dielën në mbrëmje, kursi jo-zyrtar i këmbimit kishte arritur në 90,000 rialë për dollar, më shumë se dyfishi i kursit artificial të 42,000 rialëve të vendosur nga Banka Qendrore e Iranit në Prill.
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA ka thënë se Shtetet e Bashkuara po i nxisin vendet e huaja t’i çojnë në zero importet e naftës nga Irani. Zyrtari i lartë nuk u lejua të identifikohej por u tha reporterëve të martën se SHBA do të donte t’i shihte importet të ndërprera krejtësisht në nëntor të këtij viti.
Greva në Pazarin e Teheranit vazhdoi për të katërtën ditë të mërkurën, 27 qershor. Në pazarin Soltani, njerëzit demonstruan duke thirrur: Tregtarë të zellshëm, mbështetje, mbështetje; Mos kini frikë, mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë.
Znj. Rajavi: Thirrje për aksion të menjëhershëm nga Këshilli i Sigurisë dhe për dënimin e këtyre kërcënimeve nga Kombet e Bashkuara
Sadegh Larijani, ithtari më i lartë i gjykatës së regjimit klerikal, të martën, 26 qershor, në ditën e tretë të grevës së Pazarit dhe protestave popullore, dhe i frikësuar nga përhapja e këtyre protestave, ka kërcënuar fajtorët e “trazirave” të Teheranit dhe “prishësit e sistemit ekonomik” me aksion deciziv dhe ekzekutim duke thënë:
Kryengritja e banorëve të Teheranit me sloganet: Vdekje Khamenei-it; Vdekje parimit të Velayat-e Faqih; Ruhuni nga dita kur ne të armatosemi
Kryengritja është përhapur në qytete të ndryshme si Bandar Abbas, Shahriar, Karaj, Kashan, Qeshm, Shiraz, Kermanshah, dhe Mashhad
Grevat dhe demonstratat e tregtarëve të Pazarit dhe dyqanxhinjve në Teheran, të cilat gëzuan mbështetje të gjerë nga populli, veçanërisht nga rinia, u përhapën në pjesë të ndryshme të qytetit.
Në orët e fundit të së hënës, 25 qershor, njerëzit dhe të rinjtë trima të TehranPars dhe Khak-e-Sefid në Kryeqytetin veri-lindor Teheran, dolën në rrugë dhe protestuan kundër regjimit klerikal dhe politikave të tij plaçkitëse e shtypëse. Ata thërrisnin me slogane si “Vdekje diktatorit, Irani është bërë Palestinë, një grabitje më pak, dhe problemi ynë zgjidhet.”
Të rinjtë iu kundërvunë forcave represive duke bllokuar rrugët, duke ndezur zjarre dhe duke i ndaluar të hynin në zonat e demonstratave.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit 25 Qershor, 2018