Ekonomia iraniane mori një tjetër pikiatë këtë fundjavë, me rënien dramatike të vlerës së monedhës iraniane, rialit, përkundrejt dollarit amerikan, Euros, dhe paundit britanik. Të dielën në mbrëmje, kursi jo-zyrtar i këmbimit kishte arritur në 90,000 rialë për dollar, më shumë se dyfishi i kursit artificial të 42,000 rialëve të vendosur nga Banka Qendrore e Iranit në Prill.
Zyrtarët e regjimit besojnë se mund ta stabilizojnë tregun duke ngrirë kursin e këmbimit dhe duke kufizuar arsyet për të blerë monedha të forta (si ato të listuara më sipër), por me vetëm 40 ditë të mbetura deri në rivendosjen e sanksioneve amerikane dhe me politikat e shkujdesura të administratës së Presidentit Hassan Rouhani, duket se kaosi do të vazhdojë.
Si kanë dështuar përpjekjet e regjimit
Regjimi iranian u përpoq t’i kundërvihet rënies së rialit duke vendosur artificialisht një kurs këmbimi, duke ndaluar çdo tregti monedhash jashtë sistemit bankar, duke mbyllur zyrat e këmbimit të monedhave, dhe duke ndëshkuar këdo që mban më shumë se 10,000 Euro.
Këto kanë dështuar sepse askush nuk e ka përdorur kursin zyrtar të këmbimit – pasi kjo do t’i falimentonte shitësit – kështu që përdorin kursin e tregut, duke i rritur madje çmimet për çdo orë. Një nga problemet më të mëdha është hendeku i madh midis kursit të këmbimit të Iranit dhe atij global. Shumë kompani iraniane të naftës paguhen me monedha të forta të huaja për eksporte, por nuk pranojnë t’i këmbejnë ato duke përdorur kursin zyrtar iranian pasi kjo do t’ia përgjysmonte fitimet.
Politika e Iranit në fakt i ka reduktuar veprimtaritë ekonomike duke krijuar mundësi të shumta korrupsioni për zyrtarët në pushtet.
Sigurisht, realiteti është se regjimi iranian nuk do ta pranojë kurrë se ka marrë vendimet e gabuara për sa i përket ekonomisë dhe nuk është në një pozicion që t’i ndreqë problemet që ka krijuar. E vetmja mënyrë për ta bërë ekonominë iraniane funksionale për popullin është të ndryshohet regjimi.
Ndryshimi i regjimit, që do të jetë tema kryesore në mbledhjen Irani i Lirë në Paris të shtunën, është dëshira e popullit iranian.