Znj. Rajavi: Thirrje për aksion të menjëhershëm nga Këshilli i Sigurisë dhe për dënimin e këtyre kërcënimeve nga Kombet e Bashkuara
Sadegh Larijani, ithtari më i lartë i gjykatës së regjimit klerikal, të martën, 26 qershor, në ditën e tretë të grevës së Pazarit dhe protestave popullore, dhe i frikësuar nga përhapja e këtyre protestave, ka kërcënuar fajtorët e “trazirave” të Teheranit dhe “prishësit e sistemit ekonomik” me aksion deciziv dhe ekzekutim duke thënë:
“Këto veprime kanë penalitete të rënda si prishje e sistemit ekonomik të vendit nën ligjin e trazimit të këtij sistemi ekonomik. Është parë që, nëse ky është rast korrupsioni, do të kryhet ekzekutimi dhe, nëse jo, do të ketë burgim për 20 vjet.” “Kemi dijeni të mjaftueshme se trazirat e djeshme janë punë e të tjerëve,” shtoi ai. Ata që prishin qetësinë, që thyejnë xhamat e dyqaneve dhe ndezin zjarre do të përballen me aksion deciziv.”
Shënjestra e këtij mullahu kriminal kur i referohet “atyre që trazojnë ekonominë e vendit” janë protestuesit dhe grevistët, jeta e të cilëve është shkatërruar nga ky regjim. Ndërkohë, kapitali i popullit iranian është plaçkitur nga Khamenei, Garda Revolucionare, si dhe nga liderë e banda të tjera të regjimit, të cilët i kanë bërë të mjerushme jetët e njerëzve sot.
Në të njëjtën kohë, Abbas Jafari Dolatabadi, prokurori kriminal i Teheranit, ka shpallur arrestimin e një numri të madh protestuesish dhe marrjen e aksionit deciziv kundër tyre, duke refuzuar t’i lirojë, e duke thënë: “Natën e djeshme, një numër i madh protestuesish në treg janë identifikuar dhe arrestuar… Këta të pandehur, ashtu si të pandehurit në janar dhe mars (2018) nuk do të lirohen deri në gjyqin e tyre. Autoritetet nuk do të dorëzohen e do të vazhdojnë të merren me protestat dhe mungesën e sigurisë”(agjensia e lajmeve ISNA – 26 qershor).
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e rezistencës iraniane, për sa i përket deklaratave të sotme nga Mullah Larijani, mbi dënimin me vdekje dhe aksionin deciziv kundër protestuesve, ka thënë që këto deklarata reflektojnë natyrën çnjerëzore të Larijani-it dhe Liderit të tij Suprem, Khamenei-it. Ajo ka theksuar se këto deklarata janë një shkelje flagrante e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe e shumë konventave të tjera ndërkombëtare, si Konventa mbi të Drejtat Civile dhe Politike, dhe tha se Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara duhet të veprojë me shpejtësi. Znj. Rajavi ka nxitur Këshillin e Sigurisë, Këshillin e të Drejtave Njerëzore të Kombeve të Bashkuara si dhe organizata të tjera ndërkombëtare të të drejtave njerëzore t’i dënojnë fort kërcënimet e kreut të gjykatës klerikale për ekzekutimin e protestuesve dhe të veprojnë për të liruar të arrestuarit.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
26 Qershor, 2018