Publikuar më 28 qershor 2018.
- Pompeo: Protestuesve në Iran u ka ardhur në majë të hundës lidershipi i vendit
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo të mërkurën, 27 qershor, 2018, komentoi mbi demonstratat në Iran, duke thënë se protestuesve u ka ardhur në majë të hundës lidershipi i vendit.
Populli i Iranit është lodhur me korrupsionin, padrejtësinë, dhe paaftësinë e liderëve të tij,” ka thënë Pompeo në një deklaratë. “Ne e dënojmë qeverinë për taktikat e saj kote të shtypjes, burgosjes së protestuesve, dhe për mohimin e shqetësimeve të iranianëve.”
- Kreu i gjykatës së Iranit kërcënon protestuesit me ekzekutim, aksion deciziv, i përballur me kryengritjen popullore
Sadegh Larijani, ithtari më i lartë i gjykatës së regjimit klerikal, të martën, 26 qershor, në ditën e tretë të grevës së Pazarit dhe protestave popullore, dhe i frikësuar nga përhapja e këtyre protestave, ka kërcënuar fajtorët e “trazirave” të Teheranit dhe “prishësit e sistemit ekonomik” me aksion deciziv dhe ekzekutim duke thënë: “Këto veprime kanë penalitete të rënda si prishje e sistemit ekonomik të vendit nën ligjin e trazimit të këtij sistemi ekonomik. Është parë që, nëse ky është rast korrupsioni, do të kryhet ekzekutimi dhe, nëse jo, do të ketë burgim për 20 vjet.”
- Dita e katërt e grevës dhe protestës në Teheran pavarësisht masave masive shtypëse
Greva e Pazarit të Teheranit vazhdoi për të katërtën ditë të mërkurën, 27 qershor. Në pazarin Soltani, njerëzit demonstruan duke thirrur: Tregtarë të zellshëm, mbështetje, mbështetje; Mos kini frikë, mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë.
Tregtarët në Pazarin e Madh të Teheranit, në pazarin e arit, Chaharsoogh, Bulevardin Mellat, Mowlavi, Laleh Zar, dhe në qendrën tregtare Aladdin refuzuan gjithashtu të hapnin dyqanet e tyre. Në Hassan Abad, njerëz e tregtarë pazaresh protestuan duke thirrur: Nuk duam inflacion dhe çmime të larta.
- Grevë dhe Protestë e Punëtorëve të Hekurudhës në Azerbaixhan, Iran
Të mërkurën, 27 qershor, 2018, një grup punëtorësh hekurudhe nga Kompania e Inxhinierisë dhe Ndërtimit të Hekurudhave e Azerbaixhanit (Provinca e Azerbaixhanit Lindor në Iran) u mblodhën përsëri në protestë ndaj dëbimit të 50 kolegëve të tyre dhe protestuan përpara stacionit të hekurudhës në Tabriz.
Kompania e inxhinierisë dhe ndërtimit të hekurudhave (Ballast) është kontraktuese projektesh të infrastrukturës dhe mirëmbajtjes për hekurudha dhe ka planifikuar të përjashtojë 150 punëtorë të tjerë në të ardhmen.