Njerëzit thërrisnin “Vdekje diktatorit”, dhe i vunë flakën kabinës së policisë
Sot, e hënë, 25 qershor, tregtarët dhe pronarët e dyqaneve të pazareve në pjesë të ndryshme të Teheranit dolën në grevë në protestë ndaj rënies së parecedent të monedhës. Ata marshuan drejt sheshit Baharestan dhe u mblodhën përpara Majlis (parlamentit) të regjimit. Thërrisnin me slogane: Vdekje diktatorit;
Lëreni Sirinë, mendoni për ne; armiku ynë ëshë këtu, por pretendojnë në mënyrë të rreme se (armiku ynë) është SHBA; Vdekje çmimeve të larta; do të vdesim, por nuk e pranojmë poshtërimin; tregtarë të zellshëm, mbështetje, mbështetje.
Për t’i shpërndarë tregtarët e Pazareve dhe njerëzit që ishin bashkuar me ta, garda anti-rebelim i sulmoi ata në Bulevardin e 15-të Khordad dhe u hodhi gaz lotsjellës. Njerëzit e irrituar u përballën me forcat represive duke përdorur gurë dhe tulla dhe i vunë flakën kabinës së forcave represive të policisë në Sheshin Baharestan. Protestuesit thërrisnin me slogane kundër anëtarëve të parlamentit.
Të frikësuar nga zemërimi në rritje i protestuesve, forcat represive, duke përfshirë rojat anti-rebelim, agjentët me veshje civile dhe agjentët e inteligjencës e rrethuan parlamentin e regjimit të mullahëve.
Ditën e djeshme, pronarët e dyqaneve në Pazarin Aladdin dhe Charsou si dhe tregtarët në Bulevardin Ferdowsi dhe në kryqëzimin Stambloll si dhe në kryqëzimin e Saadi dhe Jomhouri në Teheran i mbyllën dyqanet në protestë ndaj rritjes së çmimit të dollarit në 9,000 tomanë. Ata organizuan një demonstratë duke thirrur: Grevë! Grevë! Jemi të gjithë bashkë; Lëreni Sirinë, mendoni për ne; nuk duam dollarë për 10 mijë tomanë. Ndërkohë, çmimi i arit i ka tejkaluar dy milion e 800 mijë tomanë.
Ndërkohë që çmimi i mallrave dhe shërbimeve është rritur në mënyrë eksponenciale me rënien e monedhës, bandat e mafias së regjimit shkaktojnë rënie të mëtejshme të monedhës dhe arit duke e blerë monedhën me çmimin e qeverisë dhe duke e shitur atë me çmim të dyfishuar në kontrabandë. Media shtetërore Entekhab shkroi më 23 qershor: “Në çfarë vendi të botës ndodh që shitja e 380,000 monedhave të zbulohet nga 50 njerëz, dhe qeveria të mos i kushtojë vëmendje? Pse nuk i zbuloni ata që e kontrabandojnë arin dhe ata që i mbështesin?”
Alireza Salimi, anëtar i Majlis, ka thënë: “Ata i japin dollarë 4200-tomanësh disa individëve të veçantë për të importuar mallra dhe për t’i shitur me dollarë 8000 tomanësh. Është krijuar një interes prej 110,000 bilion tomanësh ($26 bilion).” (Media shtetërore- 20 qershor)
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, i ka përshëndetur tregtarët trima për kryengritjen e tyre, dhe u ka bërë thirrje të gjithë dyqanxhinjve dhe tregtarëve si dhe të rinjve trima në mbarë vendin që t’i mbështesin dhe të bashkohen me tregtarët protestues. Ajo tha: Kriza e monedhës, rënia e saj dhe çmimet e larta janë rezultat i politikave të regjimit që ka shpërdoruar asetet e popullit iranian, qoftë duke shpenzuar për të shtypur popullin e vet, për projekte bërthamore, duke eksportuar terrorizmin, fondamentalizmin dhe luftën në rajon, qoftë duke u grabitur prej liderëve të korruptuar të regjimit.
Në kryengritjen mbarëkombëtare të janarit, duke thirrur “Vdekje Khamenei-Rouhani-it”, njerëzit kanë theksuar faktin se rrënja e të gjitha problemeve ekonomike dhe shoqërore nën sundimin ogurzi të mullahëve qëndron në interesat e të gjithë grupeve të regjimit si dhe në politikat e tij anti-njerëzore dhe anti-iraniane.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
4 Korrik, 1397 (25 qershor, 2018)