Sunday, February 5, 2023

Iran: Dita e Tretë e Grevës dhe Kryengritjes në Teheran; Protestat Përhapen në Qytete të Ndryshme

Greva u përhap shpejt në pjesë të ndryshme të pazarit në rrugët e Nasser Khosrow, Maqsud Shah, shitësve të arit dhe orëve, Qaysariya, pazareve të veshjeve dhe të farkëtarëve, pazarit dhe kalimit Moshir Khalvat dhe në kompleksin tregëtar iranian.

Në pazarin e farkëtarëve dhe në rrugët e Laleh Zar dhe Shoosh, rojat anti-rebelim sulmuan protestuesit gjë që çoi në përplasje. Protestuesit në Laleh Zar dogjën kazane plehrash dhe goma makinash për t’iu kundërvënë mercenarëve.

Tregtarët e pazarit dhe të rinjtë vazhduan grevën për të dytën ditë në protestë ndaj plaçkitjes dhe politikave represive të regjimit iranian në shumë qytete si Arak, Kermanshah dhe Tabriz. Në Isfahan, protestuesit demonstruan në sheshin Azadi duke thirrur: gjyle, tank, zjarr, mullahët duhet të zhduken.

Kryengritja e djeshme e njerëzve dhe e të rinjve në Teheran vazhdoi deri natën vonë në pjesë të ndryshme të qytetit. Në Sheshin Rahbar në Tehran Pars, protestuesit thërrisnin: Nuk e duam regjimin e mullahëve; Poshtë Rouhani. Në Khak-e Sefid të Tehran Pars, të rinjtë organizuan një demonstratë masive duke thirrur: Lëreni Sirinë, mendoni për ne; Irani është kthyer në një Palestinë tjetër, pse ju njerëz rrini duarkryq? Për të neutralizuar gazin lotsjellës të hedhur nga mercenarët, si dhe për t’ua bllokuar rrugën, protestuesit dogjën goma makinash. Forcat represive sulmuan protestuesit me gaz lotsjellës në Bulevardin Keshavarz. Të rinjtë trima të Javadia thërrisnin gjithashtu, “Vdekje Diktatorit” gjatë demonstratës së tyre të natës në Rrugën Amin.

Mbrëmjen e së hënës, pronarët e dyqaneve në kalimin “Mobl-e Iran” në distriktin Yaft Abad në Teheranin jugor si dhe njerëzit që ishin të pranishëm tek kalimi u sulmuan nga forcat shtypëse, dhe disa njerëz pësuan plagosje në sy. Mercenarët mbyllën portën e kalimit duke mos i lënë njerëzit të iknin.

Të rinjtë trima të Arak vazhduan demonstratën e tyre deri natën vonë dje duke thirrur me slogani anti-qeveritare.

Në Islamshahr (Provinca Teheran), rojat anti-rebelim u përpoqen t’i shpërndanin njerëzit duke i sulmuar e qëlluar me armë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
26 Qershor, 2018