Sunday, January 29, 2023

IRAN: Protestuesit Thërrasin “Vdekje Khamenei-it” teksa Protestat Përhapen në Shumë Qytete

 

 

Kryengritja e banorëve të Teheranit me sloganet: Vdekje Khamenei-it; Vdekje parimit të Velayat-e Faqih; Ruhuni nga dita kur ne të armatosemi

Kryengritja është përhapur në qytete të ndryshme si Bandar Abbas, Shahriar, Karaj, Kashan, Qeshm, Shiraz, Kermanshah, dhe Mashhad

Grevat dhe demonstratat e tregtarëve të Pazarit dhe dyqanxhinjve në Teheran, të cilat gëzuan mbështetje të gjerë nga populli, veçanërisht nga rinia, u përhapën në pjesë të ndryshme të qytetit.

Në Teheran, Tregu Mirdamad, Chahar Sough dhe Tregu Qaisariyah (qendra e shitjes së orëve dhe bizhuterive) si dhe tregjet Shoush dhe Mowlavi iu bashkuan gjithashtu kësaj greve të madhe në protestë ndaj recesionit e rënies dramatike të Rialit si dhe çmimeve të larta. Pronarët e dyqaneve dhe të rinjtë në Amir Kabir dhe Nazem al-Atebba demonstruan gjithashtu në bulevardin Ray, ku ndodhet qendra e shitjes së pjesëve të këmbimit të makinave.

Protestuesit, të pranishëm në shumicën e rrugëve qendrore të Teheranit, thërrisnin: Vdekje diktatorit; Vdekje Khamenei-it; Vdekje parimit të Velayat-e Faqih; Ruhuni nga dita kur ne të armatosemi; Reformistë, konservatorë, historia mbaroi; Gjyle, tank, zjarr, Khamenei duhet të vritet; Poshtë çmimet e larta; Armiku ynë është mu këtu, por ata pretendojnë në mënyrë të rreme se është SHBA; Mbyllim Pazarin, do ta lirojmë Iranin; Iranianët do të vdesin por nuk do ta pranojnë kurrë poshtërimin; Ne do të vdesim dhe do ta rimarrim Iranin; Pse rrini duarkryq, Irani është bërë si Palestinë; Mos kini frikë, mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë; dhe …

Tëitter Ads info and privacy

Forcat represive sulmuan protestuesit në pjesë të ndryshme të qytetit dhe u përpoqën t’i shpërndanin duke qëlluar në ajër e duke lëshuar gaz lotsjellës. Të rinjtë trima u mbrojtën duke i qëlluar mercenarët me gurë e tulla si dhe me gazin e tyre lotsjellës. Ata u vunë flakën motoçikletave dhe kazanëve të plehrave për t’i bllokuar forcat represive përpara parlamentit të regjimit në Sheshin Baharestan, në kryqëzimin Istanbul dhe në Rrugën Ferdoësi. Një djalë i ri pësoi një hemoragji cerebrale për shkak të forcës së goditjeve nga mercenarët e gardës kundër-rebelim. Një numër sulmuesish u ndëshkuan dhe iu vu flaka disa kabinave të policisë dhe motoçikletave të rojave të rebelimit.

Grevat dhe protestat janë përhapur në shumë qytete të tjera, përfshirë Bandar Abbas, Shahriar, Karaj, Kashan, Bandar Qeshm, Shiraz, Kermanshah dhe Mashhad. Demonstratat në Bandar Abbas u kthyen në përplasje dhe protestuesit dogjën goma makinash për të neutralizuar gazin lotsjellës.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka përshëndetur kryengritjen e tregtarëve të Pazareve dhe të të rinjve në Teheran e qytete të ndryshme, dhe i ka bërë thirrje të gjithë popullit në mbarë vendin që t’i mbështesin tregtarët dhe demonstruesit.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
25 Qershor, 2018