Protestat e Iranit Marrin Mbështetje në New York
‘Protestat e Iranit marrin mbështetje në New York’ është një event që do të organizohet nga Organizata e Komuniteteve Iraniano-Amerikanë (OIAC).
1500 delegatë e udhëheqës iraniano-amerikanë nga 40 Shtete do të jenë në Times Square Hotel këtë të shtunë.
Mandati i OIAC është të promovojë të drejtat e njeriut dhe liritë demokratike për iranianët. Ata besojnë në një qeveri demokratike e laike me tolerancë fetare. Organizatorët e këtij eventi në New York kanë si synim të koordinojnë komunitetet iraniano-amerikane brenda Shteteve të Bashkuara drejt arritjes së këtij mandati.
Të pranishëm në këtë mbledhje të rëndësishme do të jenë Rudolph Giuliani, Gjeneral James L. Jones, Jr, Bernard Kouchner, dhe Giulio Terzi. Të gjithë këta emra kanë një kohë të gjatë që e mbështesin kryengritjen e Iranit. Koha e zhvillimit të këtij eventi në New York është gjetur në mënyrë të përsosur pasi fuqitë shtetërore botërore do të vijnë për mbledhjen e Asemblesë së Përgjithshme.
Presidenti Trump do të flasë për Iranin, në fjalimin e tij për Kombet e Bashkuara javën e ardhshme
“Është koha që të bëjmë një diskutim të vërtetë [për Iranin] dhe pikërisht këtë gjë do të shihni që do bëjë presidenti kur të jetë në krye të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë,” tha Nikki Haley për Fox News më 20 shtator.
“Kjo do të jetë mbledhja më e shikuar ndonjëherë e Këshillit të Sigurisë, jam e bindur,” shtoi ajo.
Trump do të flasë përpara 193 kombeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme në hapjen zyrtare më 25 shtator dhe ditën tjetër do të kryesojë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë me fokusin tek Irani, mos-përhapja e armëve bërthamore, dhe sulmet me armë kimike në Siri e Britani.
“Për sa i përket Iranit, ai nuk mendon se duhet të heqim dorë. Nuk mendon se duhet ta lëmë të na largohet fokusi. Por mendon se ata janë të rrezikshëm. Mendon se ka probleme për t’u zgjidhur, dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet ta marrë parasysh këtë gjë,” tha ajo për Fox.
KRIZA IRANIANE E NAFTËS: Japonia dhe India BLLOKOJNË ngarkimet e naftës iraniane përpara sanksioneve amerikane
Rafinuesit japonezë të naftës i kanë ndaluar përkohësisht ngarkimet e naftës iraniane përballë sanksioneve amerikane dhe po blejnë alternativa, pasi mbetet e paqartë nëse Japonia do të përjashtohet apo jo, tha të martën kreu i shoqatës së rafinerisë së vendit.
Chennai Petroleum e Indisë do ta ndalojë gjithashtu procesimin e naftës iraniane krudo nga tetori për të mbuluar sigurimet e veta kur të hyjnë në fuqi sanksionet e reja, kanë thënë tre burime të njohura me këtë çështje.
SHBA ka kërkuar që kombet t’i ndërpresin gjithë importet e naftës iraniane me të hyrë në fuqi sanksionet mbi sektorin e naftës së ketij vendi më 4 nëntor, sanksione që vihen për t’iu kundërvënë programit bërthamor të Teheranit.