Regjimi Iranian Vazhdon me Ekzekutimet

430

Regjimi Iranian njihet për shtypjen ndaj popullit të Iranit dhe për mospërfilljen e hapur ndaj të drejtave të njeriut.

Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut i kanë bërë thirrje regjimit që t’i japë fund trajtimit çnjerëzor të të burgosurve, formave mesjetare të ndëshkimit, shtypjes, censurës, e kështu me radhë.

Aktivistët e të drejtave të njeriut brenda vendit kanë ndarë realitetin e jetës nën këtë regjim duke shpërndarë një video të një burri që varej nga një vinç përpara publikut. Kjo video e dhimbshme është shpërndarë shumë herë.

Një përdorues i medias sociale ka vënë në dukje se kjo nuk është një video e veprimeve të ISIS në Mosul apo Syria, por është në Iran ku njerëzit detyrohen të shohin një të ri tek ekzekutohet në publik. Kjo nuk është një situatë e vetme apo ekstreme.

Incidenti thuhet se ka ndodhur javën e shkuar në Marvdasht, një qytet në jug të vendit. Personi në video thuhet se është një 26-vjeçar i cili ka qenë i burgosur që në moshën 13-vjeçare.

Tëitter Ads info and privacy

Në sfond mund të dëgjohen britmat e njerëzve – me shumë mundësi familjarët e të riut.

Ekzekutime të tilla bëhen fatkeqësisht shumë shpesh. Gratë, burrat e të rinjtë marrin të njëjtin trajtim dhe dënimi me vdekje jepet për krime të vogla e për veprimtari droge.

Irani është vendi me numrin më të lartë të ekzekutimeve për kapita në botë. Aktivistët kundër dënimit me vdekje janë burgosur madje.