Kompanitë Ajrore Europiane Anullojnë Fluturimet për në Iran

694

 

Brenda një periudhe tre-javore, British Airways, Air France, dhe kompania hollandeze KLM do t’i anullojnë fluturimet e tyre për në Teheran,

duke iu bashkuar kështu disa kompanive të tjera ajrore globale, si Etihad Airways e Emirateve të Bashkuara Arabe, Air Astana e Kazakistanit, dhe Thai Airways, të cilat i dhanë fund shërbimit të fluturimeve drejt Iranit për shkak të një “perspektive të dobët financiare” në sfondin e rritjes së tensioneve midis SHBA-së dhe Iranit.

Më 8 maj, SHBA u tërhoq zyrtarisht nga pakti bërthamor i 2015-ës dhe shpalli se do t’i rivendoste sanksionet mbi Iranin. Gjithashtu Trump deklaroi  se çdo kompani që bën biznes me Iranin do të “përjashtohej” nga SHBA.”

Vetëm katër javë më vonë, KLM shpalli se fluturimi i saj i fundit për në Teheran do të nisej nga Amsterdami më 22 shtator; gjë që thuhet se SHBA e ka miratuar, sipas një burimi hollandez që punon me Ambasadën Amerikane.

Burimi thotë: “Duket sikur u shtua zhurma që rrethonte ata që nuk vepronin në përputhje me sanksionet iraniane. Të paktën për ne në Hollandë, KLM është një ambasador i rëndësishëm për vendin tonë.”

Më pas, më 7 gusht, vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të raundit të parë të sanksioneve, Trump postoi në Twitter: “Sanksionet mbi Iranin kanë nisur zyrtarisht. Këto janë sanksionet më të ashpra që janë vendosur ndonjëherë, dhe në nëntor ato do të ngrihen në një nivel edhe më të lartë. Çdokush që bën biznes me Iranin NUK do të bëjë biznes me Shtetet e Bashkuara. Po kërkoj PAQE NË BOTË, asgjë më pak!”

Kjo gjë shtoi presionin mbi British Airways, e cila vazhdonte të fluturonte për në Iran gjashtë herë në javë në këtë kohë me një numër të qëndrueshëm pasagjerësh, dhe kjo kompani ajrore u detyrua përfundimisht t’i pezullonte shërbimet e Iranit, së bashku me Air France.

Analisti i aviacionit, Alex Macheras, shkroi: “Edhe pse palët e tjera të paktit bërthamor të Iranit, Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia janë betuar se do t’i qëndrojnë besnike marrëveshjes, me sa duket nuk janë vetëm kompanitë e tyre që rrezikojnë penalitete shumë të mëdha nga SHBA po të vazhdojnë të bëjnë biznes në Iran – por, siç tha Trump, ‘çdokush’.

Sigurisht, këto sanksione duhet të zgjerohen për të përfshirë këdo që bën biznes me Iranin. Këto sanksione janë e vetmja mënyrë për ta dëmtuar Regjimin dhe për të mos e lejuar atë që të vazhdojë t’i bëjë dëm pjesës tjetër të botës.