Friday, September 20, 2024

Regjimi Iranian Është Shteti Kryesor Sponsorizues i Terrorizmit në Botë: Raportet Amerikane të Vendeve mbi Terrorizmin 2017

 

Raportet e Vendeve mbi Terrorizmin 2017 dorëzohen në përputhje me Titullin 22 të Kodit të Shteteve të Bashkuara, Seksioni 2656f (“Akti”), sipas të cilit i kërkohet Departamentit të Shtetit që t’i dorëzojë Kongresit një raport vjetor të plotë e të hollësishëm mbi terrorizmin për ato vende dhe grupe që plotësojnë kriteret e Aktit.

Më pshtë vijojnë pjesë të këtij raporti për Regjimin Iranian:

Irani ka mbetur shteti kryesor sponsorizues i terrorizmit në botë dhe ka vazhduar të mbështesë sulmet kundër Izraelit. Ai i ka realizuar veprimtaritë e tij terroriste dhe destabilizuese përmes Forcës Qods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe grupit terrorist libanez Hizballah. Irani është përgjegjës për intensifikimin e shumë konflikteve dhe për sabotimin e qeverive legjitime në Afganistan, Bahrein, Irak, Liban, dhe Jemen, si dhe të interesave amerikane në këto vende. Në veçanti, Irani dhe Hizballah po dalin nga konflikti i Sirisë më të guximshëm dhe me një përvojë luftarake të çmuar të cilën kërkojnë ta shfrytëzojnë në maksimum në mbarë globin. Udhëheqësi i IRGC-së Qasem Soleimani ka rekrutuar e pozicionuar militantë shiitë nga grupe të ndryshme etnike të Lindjes së Mesme dhe Azisë Jugore për të luftuar në mbrojtje të diktaturës së Assad-it në Siri. Përtej Lindjes së Mesme, Irani dhe partnerët e proksit e tij terroristë kanë paraqitur një kërcënim të konsiderueshëm dhe kanë demonstruar një shtrirje terroriste pothuajse globale. Veçanërisht, në korrik 2017, FBI arrestoi dy operativë të dyshuar të Hizballah në Michigan dhe New York, të cilët dyshohej se merreshin me survejim e mbledhje informatash në interes të organizatës, përfshirë edhe në Shtetet e Bashkuara.