Wednesday, February 1, 2023

Pompeo: Shumë Vende po Largohen nga Irani për të Shmangur Sanksionet

 

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo postoi në Twitter më 16 shtator se “shumë vende po marrin masa për t’u larguar nga Irani” për t’iu shmangur “rregullave të reja” që do të zbatoheshin ndaj “kujtdo që dëshiron të përfshihet në veprimtari ekonomike me regjimin në Iran” në vijim të raundit të dytë të sanksioneve amerikane kundër Iranit më 4 nëntor.

Kur të vijë 4 nëntori, do të ketë rregulla të reja për këdo që dëshiron të përfshihet në veprimtari ekonomike më regjimin në #Iran. Shumë vende kanë filluar të marrin masa për t’u larguar nga Irani.

Këto sanksione, të cilat kanë në shënjestër kryesisht eksportet iraniane të naftës dhe sistemin bankar të Iranit, janë pjesë e politikës së re të ashpër të SHBA-së mbi Regjimin Iranian, në vijim të tërheqjes së Amerikës nga pakti bërthamor i 2015-ës më 8 maj.

Ndërsa të shtunën, Pompeo postoi një kritikë të rëndë ndaj takimit midis ish-Sekretarit të Shtetit John Kerry dhe Ministrit të Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif, duke i thënë Kerry-t që të heqë dorë nga pakti bërthamor.

Kështu, sanksionet do të vazhdojnë dhe Trump donte t’i çonte në zero eksportet iraniane të naftës para nëntorit, gjë që i ka bërë shumë klientë të naftës iraniane që t’i pakësojnë apo t’i eliminojnë krejtësisht importet e tyre të naftës.