Friday, September 13, 2024

Mini Raporti i së Shtunës për Iranin – 26 Janar 2019

  • Franca i Thotë Iranit se do të Ketë Sanksione të Tjera Nëse Bisedimet për Raketat Dështojnë

Franca është e gatshme të vërë sanksione të mëtejshme kundër Iranit nëse nuk bëhet progres në bisedimet mbi programin e tij balistik, tha të premten ministri i jashtëm francez.

“Jemi të gatshëm, nëse bisedimet nuk nxjerrin rezultat, të aplikojmë sanksione të rrepta, dhe ata e dinë këtë gjë,” tha për reporterët Jean-Yves Le Drian.

Diplomatët kanë thënë më përpara privatisht për Reuters se Franca, Britania dhe vende të tjera të BE-së janë duke marrë në konsideratë vënien e sanksioneve të reja ekonomike kundër Teheranit.

  • Mbretëria e Bashkuar do të marrë pjesë në samitin e SHBA-së mbi Iranin

Sekretari i jashtëm, Jeremy Hunt, ka rënë dakord të marrë pjesë në një samit të organizuar nga SHBA në Varshavë, i thirrur fillimisht si një aleancë për t’u përballur me agresionin iranian, por vetëm me kusht që sekretari amerikan i shtetit të bëjë një mbledhje mbi Jemenin gjatë samitit.

  • Departamentet e qeverisë në vigjilencë ndaj një fushate të dyshuar kibernetike të lidhur me Iranin

Departamentet e qeverisë, sektori publik dhe bizneset u vunë në vigjilencë të premten për të mbrojtur rrjetet e tyre kompjuterike nga një fushatë botërore e hack-imit që dyshohet të jetë e lidhur me Iranin.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC) e GCHQ-së ka nxjerrë një paralajmërim të rrallë se është duke hetuar një “fushatë masive të hack-imit e cila ka ndikuar, siç raportohet, në organizata qeveritare e tregtare në mbarë botën.”

  • Vdekja e Ngadaltë e Infermierit në Iran Nën Presionin e Papërballueshëm të Punës

Një infermier 24-vjeç ka vdekur nga “këputja e aortës” për shkak të lodhjes nga orët e shumta të punës, sipas Organizatës Kombëtare të Infermierisë.

I riu, Saeed Alian ishte infermier në godinën mjekësore të Spitalit Emam Reza në Lar të provincës jugore Fars.

Organizata Kombëtare e Infermierisë ka thënë:

Në një letër të hapur drejtuar Hassan Rouhani-t, Asghar Dalvandi, kreu i Organizatës së Infermierisë, ka shprehur shqetësim në lidhje me mospërfilljen e zyrtarëve ndaj situatës së infermierëve dhe mos-shpërndarjen e duhur të buxhetit për të adresuar problemet e tyre.

  • Torturimi i të burgosurve duke u mohuar kujdesin mjekësor

Majid Asadi-t, një i burgosur në burgun Rajaee Shahr në Karaj, i është mohuar trajtimi urgjent mjekësor. Ai vuan nga sëmundje të rënda gastrointestinale si ulçera e stomakut dhe hernia diskale, si dhe Ankylosing spondylitis që është një lloj artriti i shtyllës kurrizore. Ai shkroi një letër të hapur për torturën, keqtrajtimin, poshtërimin dhe abuzimin në burg më 16 janar 2019. Ai është arrestuar në shkurt 2017 dhe është dënuar me gjashtë vjet burg me akuzën e “mbledhjes dhe komplotimit kundër sigurisë kombëtare”.

  • Pas Terrorizmit Iranian në Tokën Europiane, Pse Vazhdon Europa ta Mbështesë Paktin Bërthamor? 

    Algemeiner: Përpara takimit ndërkombëtar të muajit që vjen në Poloni për të diskutuar kërcënimet ndaj stabilitetit të Lindjes së Mesme, The Financial Times raporton se Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar po përpiqen të rrisin mbështetjen për paktin bërthamor të 2015-ës me Republikën Islamike të Iranit. E megjithatë, sipas një raporti të fundit të Reuters, Irani po bën ç’është e mundur për t’i armiqësuar këta përkrahës të marrëveshjes.

    • SHBA Sanksionon Dy Kompani Ajrore për Ndihmesën e Tyre ndaj Iranit

Wall Street Journal: Departamenti i Thesarit shtoi të enjten dy kompani ajrore private në listën e zezë të sanksioneve për shkak se dyshohet se këto kompani ndihmojnë Iranin, duke përfshirë tranportimin e armëve nga Teherani në Siri. Ky veprim, i cili ka marrë në shënjestër edhe një grup militant të mbështetur nga Irani, grup i cili përbëhet nga luftëtarë të huaj nga Afganistani e Pakistani, thekson rolin që aktorët rajonalë luajnë në konfliktin e Sirisë dhe në shmangien ndaj sansksioneve amerikane kundër Iranit.

• Amerikani i Mbajtur në Iran Hetohet për Akuza të Lidhura me Sigurinë: Prokurori 

Reuters: Një amerikan i arrestuar në Iran në korrik të 2018-ës po hetohet për akuza të mundshme sigurie, citohet të ketë thënë një prokuror iranian të premten, në një çështje që mund t’i tendosë edhe më tej marrëdhëniet e turbulluara mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Lidhjet mes Teheranit dhe Uashingtonit u përkeqësuan në vijim të vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump majin e shkuar për t’u tërhequr nga një marrëveshje bërthamore ndërkombëtare dhe për të rivënë sanksionet mbi Iranin.