Mini Raporti i së Martës për Iranin – 29 Janar 2019

510

  • Agjensia e BE-së Thotë se Irani Ka Mundësi ta Shtojë Spiunazhin Kibernetik

Ka mundësi që Irani t’i zgjerojë veprimtaritë e spiunazhit kibernetik ndërkohë që marrëdhëniet e tij me fuqitë perëndimore përkeqësohen, tha të hënën agjensia e sigurisë dixhitale e Bashkimit Europian.

Agjensia e Bashkimit Europian për Sigurinë e Rrjeteve dhe Informacionit (ENISA) tha në një raport: “Ka mundësi që sanksionet e vëna rishtas mbi Iranin ta shtyjnë këtë vend që t’i intensifikojë veprimtaritë e kërcënimeve kibernetike në ndjekje të objektivave të tij gjeopolitike dhe strategjike në nivelin rajonal”.

  • Një Anëtar i Këshillit të Iranit Thotë se Ka Marrë një Kërcënim me Vdekje për FATF

Një anëtar i Këshillit Iranian të Gjykimit të Volisë (EDC) ka thënë se pas takimit të fundit të këshillit të shtunën më 26 janar, e kanë kërcënuar me vdekje.

Majid Ansari tha për agjensinë e lajmeve ISNA: “Ky është kulmi i despotizmit kur disa njerëz mendojnë se kushdo që kundërshton pikëpamjet e tyre është tradhëtar”.

EDC, i cili është një arbitër kushtetues mes parlamentit dhe Këshillit të Gardianëve, u mblodh të shtunën për të vendosur mbi fatin e legjislacionit lidhur me anti-pastrimin e parave dhe anti-financimin e terrorizmit të kërkuar nga një “rojë” ndërkombëtare dhe nga vendet perëndimore.

  • Irani thotë se do të vazhdojë të punojë për teknologjinë satelitore pavarësisht presioneve perëndimore

“Irani nuk ka asnjë kufizim shkencor apo operacional për rritjen e fushës së veprimit të raketave të tij ushtarake, por bazuar në doktrinën e tij mbrojtëse, po punon vazhdimisht për rritjen e saktësisë së raketave, dhe nuk ka në plan ta rrisë fushën e tyre të veprimit,” është cituar Ali Shamkhani, një ndihmës i afërt i Udhëheqësit Suprem të Iranit Ajatollah Ali Khamenei, nga transmetuesi shtetëror IRIB.

Ministri iranian i mbrojtjes tha të martën se kapacitetet raketore të vendit janë të pa-negociueshme, duke shpërfillur thirrjen e vendeve europiane dhe Shteteve të Bashkuara se teknologjia raketore e Iranit duhet të frenohet.

  • Të Burgosurit Politik Majid Asadi i Mohohet Kujdesi Mjekësor në Burgun Raja’i Shahr

Autoritetet iraniane e kanë privuar qëllimisht të burgosurin e ndërgjegjes Majid Asadi nga kujdesi i veçantë mjekësor që i duhet.

Majid Asadi, i dënuar me gjashtë vjet burg në 2017-ën për veprimtaritë e tij paqësore për të drejtat e njeriut, vuan nga disa sëmundje, duke përfshirë ulçer, ulçer duodenale, cist të mëlçisë, dhe reumatizëm të shtyllës kurrizore.

Megjithatë, autoritetet e burgut Raja’i Shahr në Karaj, një qytet në veri-perëndim të Teheranit, ia kanë penguar vazhdimisht kujdesin mjekësor.

  • Human Rights Watch Dënon Iranin për Arrestimet Masive dhe Abuzimet në Raportin e Saj Vjetor

Human Rights Watch (HRW) kritikon Iranin për “arrestimet e gjera” të protestuesve dhe aktivistëve në raportin e saj të përvitshëm të 2019-ës rreth shkeljeve të të drejtave njerëzore në botë, duke cituar në mënyrë specifike mijëra arrestimet e kryera gjatë protestave mbarëkombëtare anti-qeveritare në dimrin e 2018-ës, si dhe arrestimet e ambientalistëve dhe grave që kanë protestuar kundër hijab-it të detyruar.

Në këtë raport, i cili analizon ngjarjet nga fundi i 2017-ës deri në nëntor 2018, HRW dënon gjithashtu “aparatin e sigurisë” të Iranit dhe “sistemin gjyqësor shtypës e të përgjegjshëm” për punën që kanë bërë për të shtypur të drejtat e njeriut.