Thursday, March 28, 2024

Shefi Bërthamor i Regjimit Iranian Mburret për Shkeljen e Marrëveshjes Bërthamore

 Shefi bërthamor i Iranit, Ali Akbar Salehi, tha të martën se Irani do t’i vazhdojë veprimtaritë e tij në impiantin e rëndë në Arak, do të transferojë 30 ton uranium të papastër në objektin e konvertimit në Natanz, si dhe të ndërtojë dy reaktorë të tjerë bërthamorë në provincën Bushehr, pavarësisht faktit se bën ende pjesë në paktin bërthamor të 2015-ës.

Gjatë një interviste në programin televiziv “Face to Face”, ai tha se Irani mund ta bëjë këtë pasi marrëveshja ka shumë të çara në diskutimet e saj teknike të cilat Irani mund t’i shfrytëzojë. Ai vijoi duke thënë se fotot e reaktorit të mbushur me çimento, për ta bërë të papërdorshëm sipas kushteve të paktit bërthamor, janë bërë me Photoshop, dhe pretendoi madje se Iranit nuk i është kërkuar kurrë ta mbyllë reaktorin.

Salehi tha: “Irani nuk ka humbur asgjë si rezultat i firmosjes së paktit dhe historia do ta vërtetorë këtë. I kemi ruajtur kapacitetet tona në fushën e pasurimit. Ne po…vazhdojmë të prodhojmë centrifuga të reja. Po bëjmë gjithçka që duhet të bëjmë.”

Kjo tregon se regjimit iranian nuk mund t’i besohet zbatimi i marrëveshjes, kështu që pjesa tjetër e nënshkruesve duhet të ndjekin shembullin e SHBA-së duke u tërhequr nga pakti dhe duke rivendosur sanksione kundër Iranit.