Një konferencë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të enjten ka hedhur dritën e nevojshme mbi shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë 2018-ës.
Në konferencën e titulluar “Regjistri i të Drejtave Njerëzore në Iran në 2018-ën” morën pjesë personalitete të spikatura dhe ekspertë të cilët folën me elokuencë për dhunën e Regjimit ndaj popullit iranian, me një fokus të veçantë mbi masakrën e mbi 30000 të burgosurve politikë në 1988-ën.



















