Ndërsa iranianët mblidhen për të festuar Vitin e Ri pers (Nowruz), regjimi iranian dhe forcat e tij të sigurisë kanë frikë se çdo grumbullim e festim mund të kthehet në protestë.
Gjatë vitit të shkuar, në Iran pati mijëra demonstrata e protesta në mbarë vendin. Njerëz nga të gjitha sferat e jetës u mblodhën çdo ditë gjatë vitit të shkuar për të kërkuar të drejtat e tyre. Ata protestuan për të kërkuar rrogat e papaguara, për të marrë mbrapsht paratë e tyre të plaçkitura nga institucionet financiare të drejtuara nga qeveria, lumenjtë e tyre të tharë pasi kompanitë dhe institucionet e lidhura me qeverinë u ndryshuan drejtimin ujërave të lumenjve për përfitimet e tyre, si dhe dhjetëra keqmenaxhime të tjera e politika të korruptuara të qeverisë.
Siç tha presidentja e zgjedhur e opozitës iraniane Maryam Rajavi në fjalën e saj për Vititn e Ri, “Gjatë vitit të shkuar, Irani mbolli shumë lule për të lajmëruar ardhjen e pranverës së tij politike dhe shoqërore. Lulet e kryengritjeve, protestave dhe grevave. Kryengritjet në Kazerun, Borazjan, Ahvaz, dhe Khorramshahr. Kryengritja në Pazarin e Teheranit. Kryengritjet e fillimit të gushtit në 27 qytete. Pesë seri grevash mbarëkombëtare nga shoferët e kamionëve. Si dhe greva e protesta të vazhdueshme nga punëtorët, mësuesit, arsimtarët dhe pensionistët. Dhe mijëra greva, protesta e demonstrata në të paktën 700 qytete.”
Këtë herë, në rrugën për në qytetin Shiraz, forcat represive të sigurisë së shtetit, nga frika se çdo grumbullim do të kthehej menjëherë në protestë, nuk i lejuan vizitorët në pikën historike të Pasargad të festonin Nowruz-in. Në Pasargad ndodhet varri i Kirit të Madh, mbretit të lashtë të Persisë.
Gjithashtu në Ahvaz më 21 mars, ditën e parë të pranverës, punëtorët e bashkisë së Kut-Abdullah protestuan për të tretën ditë rresht për të marrë rrogat e papaguara dhe bonusin e Vitit të Ri. Ata dolën në grevë duke e braktisur punën dhe nuk i mblodhën plehrat e qytetit.