Monday, October 3, 2022

Ish Ministri i Jashtëm Italian: Thirrje për Hetim mbi Masakrën e MEK-ëve në 1988-ën në Iran

Një ish Ministër i Jashtëm i Italisë e ka qortuar Perëndimin për faktin se nuk i merr në konsideratë abuzimet flagrante ndaj të drejtave të njeriut gjatë presidencës së Hassan Rouhani-t, veçanërisht ndaj anëtarëve të grupit të Rezistencës Iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), gjë që është bërë veçanërisht e dukshme nga emërimi së fundmi i Ebrahim Raisi-t si Kryetar i Gjyqësisë Iraniane.

Giulio Terzi, i cili ka folur në shumë konferenca e tubime të MEK gjatë viteve, shpjegoi se Raisi ka qenë anëtar i Komisionit të Vdekjes në Teheran gjatë masakrës në 1988-ën të 30,000 të burgosurve politikë, si dhe ka qenë personalisht përgjegjës për vdekjen e mijëra njerëzve për arsye aktivizmi paqësor, shumica anëtarë të MEK.

Terzi shkruan: “Masakra dështoi në qëllimin e saj, [MEK] vazhdoi të fitonte forcë e popullaritet gjatë tre dekadave që vijuan.”

Vrasja e MEK-ëve u krye brenda vetëm një vere dhe shumë prej viktimave u varrosën në varre të fshehta të pashënuara, dhe familjeve të tyre nuk u është thënë kurrë se çfarë ka ndodhur me ta. Në 31 vitet që pasuan, Regjimi ka vazhduar ta fshehë masakrën, duke shkatërruar madje edhe varret masive ku ndodhen trupat e anëtarëve të MEK, në mënyrë që të fshehë provat.

Terzi shkruan: “Raisi përfaqëson tiparet më të këqija të drejtësisë iraniane. Në rastin më të mirë, emërimi i tij nga Lideri Suprem Ali Khamenei sinjalizon shpërfilljen publike të regjimit për parimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, dhe në rastin më të keq, krijon terrenin për një shtim dramatik të vrasjeve politikisht të motivuara.”

Dhe vërtet, masakra e MEK-ëve ishte një përgjigje ndaj rritjes së thirrjeve për demokraci, gjë që mund të krahasohet sot me kryengritjen anti-regjim të udhëhequr nga MEK, e cila filloi në dhjetor 2017. Ashtu si në 1988-ën, Regjimi ka marrë masa të dhunshme, duke arrestuar më shumë se 8,000 protestues e duke vrarë 50, vetëm brenda janarit 2018. Duket qartë se pavarësisht të gjithave, MEK, e cila vë në dukje keqmenaxhimin ekonomik dhe abuzimet e shfrenuara ndaj të drejtave të njeriut nga mullahët, është e alternativa e vetme e arsyeshme ndaj Regjimit.

Terzi tha se masat shtypëse dhe emërimi i Raisi-t janë projektuar për t’i përçuar “një mesazh të qartë komunitetit aktivist të Iranit se regjimi është i gatshëm të kryejë masakra të tjera”, duke theksuar se Regjimi ka kërcënuar se do t’i ekzekutojë protestuesit, dhe në disa raste e ka bërë këtë gjë.

Në shkrimin e tij të titulluar ‘Gjashtë Vjet Pas Zgjedhjes së Rouhani-t, Moderimi Është Ende Krejt Larg për Iranin’, Terzi shkruan se ka ardhur koha që qeveritë europiane ta pranojnë faktin që Rouhani nuk është një ndikim “i moderuar” brenda regjimit iranian, t’i këpusin lidhjet ekonomimke me këtë regjim të pamëshirshëm e të dhunshëm, si dhe bën thirrje për një hetim të pavarur mbi masakrën e 1988-ës.

Në fund të fundit, Rouhani ka lejuar që vrasës e kriminelë të caktohen në pozicione të larta në drejtësinë iraniane dhe në disa raste i ka emëruar në kabinetin e vet ata që kanë marrë pjesë në masakrën e MEK-ëve. Në rastin më të mirë, ai është një shërbëtor besnik i Khamenei-t. Në rastin më të keq, ai s’është veçse një konservator tjetër.

Terzi shkruan: “Politikëbërësit perëndimorë i kanë mbyllur sytë ndaj regjistrit të tij, për shkak të pritshmërive për hapjen e tregjeve iraniane dhe marrjen e aksesit ndaj naftës iraniane. Një qëndrim kaq miop nuk mund të jetë më parim udhëheqës për politikat perëndimore ndaj Republikës Islamike.”