Anëtarët e parlamentit paralajmërojnë për revoltën e popullit dhe rrëzimin e regjimit
Në Majlis-in (parlamentin) e regjimit iranian ka patur skena që të kujtojnë parlamentin e Shahut para katër dekadash, përpara se regjimi të rrëzohej nga një revoltë popullore. Një numër deputetësh diskutuan kushtet e mjerueshme të jetesës së popullit dhe gjendjen shpërthyese të shoqërisë duke i thënë parlamentit se “populli do të ta heqë qafe regjimin në tërësi.”
“Zyrtarë të nderuar të qeverisë flasin për dinjitet njerëzor, etikë e virtyt, por njerëzit nuk munden të ushqejnë familjet e tyre. Ne flasim për strehim të lirë, por njerëzit nuk kanë para as për të blerë një varr për të vdekurit e tyre”, tha Ruhollah Hazratpour, deputet nga Urmia, më 16 mars. “Mësuesit çdo ditë shqyejnë mushkëritë për të mësuar fëmijët tanë, por në mbrëmje, vështirësitë e jetesës ua shtrëngojnë fytin.”
Duke folur për protestat e përditshme dhe trazirat e vazhdueshme në çdo cep të vendit, Hazratpur paralajmëroi për ardhjen e një dite kur gjithë këto rryma do të bashkohen duke formuar një lumë të madh që do ta çrrënjosë regjimin.
“Punëtorët tanë punojnë shumë rëndë, e megjithatë nuk paguhen për muaj të tërë dhe tryezat e tyre të bukës mbeten bosh. Bankat, që supozohet të jenë shtylla kurrizore e prodhimit dhe punësimit, në vendin tonë janë bërë përgjegjëse për mbylljen e fabrikave dhe shitjen e tyre me çmim të lirë,” shtoi Hazratpour.
“A e dini çfarë do të ndodhë po t’ia shterojmë durimin popullit? Imam Khomeini (themeluesi i Republikës Islamike) i është përgjigjur kësaj pyetjeje. Ai tha kijani frikën ditës kur njerëzit t’i zbulojnë natyrat tuaja të vërteta. Do të kishte një shpërthim. Kijani frikën ditës kur njerëzit të ngrihen dhe, mos e dhëntë Zoti, atë ditë çështja do të ishte mbijetesa jonë. Do të shfarosemi të gjithë nga revolta e popullit,” tha Hazratpour, duke cituar parashikimin e Khomeini-t para se të vdiste.
Naser Mousavi Laregani, një deputet tjetër, diskutoi më 17 mars kushtet e vështira të jetesës së popullit në vigjilje të Vitit të Ri pers dhe tha: “Nowruz po vjen dhe trysnia nga kostot e larta të jetesës dhe papunësia është rritur jashtëzakonisht shumë.” Duke iu drejtuar ministrave të presidentit të regjimit Hassan Rouhani, ai pyeti “pse është bërë kaq e vështirë për qeverinë plotësimi i nevojave themelore të popullit? Janë plaçkitur dhjetëra biliona dollarë dhe askush nuk po e merr përgjegjësinë.”
Një deputet tjetër u ngrit në podium dhe e pyeti qeverinë në lidhje me rënien e vlerës së monedhës së vendit. “Rënia drastike e vlerës së monedhës nuk është gjë e re dhe as nuk ka filluar vetëm dy-tre vjet më parë. Pikiata e vlerës së monedhës nisi katër dekada më parë, në fillim të themelimit të Republikës Islamike.”
Një anëtar i bordit të drejtuesve të parlamentit tregoi frikën kryesore të regjimit duke përmendur përshkallëzimin e veprimtarive të njësive të rezistencës të lidhura me PMOI/MEK, të cilat u vënë zjarrin posterave dhe tabelave me foto të Udhëheqësit Suprem të regjimit, si dhe shkruajnë graffiti me slogane anti-regjim në çdo qytet të madh të vendit. “Pse nuk po bën asgjë ministria e brendshme për të parandaluar shkatërrimin e tabelave e posterave të ikonave të regjimit nëpër rrugë dhe në hyrje të qyteteve?” pyeti