Iran: Viti i Ri Festohet në Varfëri

534

Situata ekonomike në Iran po bëhet gjithnjë e më e vështirë për popullin. Gjatë muajve të kaluar, kemi marrë raporte nga brenda vendit rreth masave të dëshpëruara që po marrin njerëzit. Pronarët e dyqaneve dhe tregtarët e kanë të vështirë t’ua shesin artikujt popullsisë vendase për shkak të rënies së madhe të fuqisë blerëse.

Lokale e restorante të shumtëo janë detyruar të mbyllen – jo vetëm për shkak të costos së lartë të ushqimit, por edhe për shkak se njerëzit e kanë të pamundur të përballojnë një luks të tillë siç është të ngrënit jashtë!

Tani është koha kur populli i Iranit përgatitet për festimet e Noëruz-it. Kjo është një festë e shumëpritur për iranianët, ku mbrëmje e grumbullime organizohen për të festuar fillimin e Vitit të Ri pers. Sipas traditës, njerëzit përgatisin shtëpitë për të pritur miq, blejnë këpucë e rroba të reja, zbukurojnë banesat e kështu me radhë. Ëmbëlsira, fruta të thata, arra, meze, etj. u shërbehen me çaj miqve që vijnë për vizitë.

Por këtë vit shumë njerëz do të festojnë krejt ndryshe nga ç’janë mësuar. Situata ekonomike në Iran po përkeqësohet dhe njerëzit po zhyten gjithnjë e më thellë në varfëri. Çmimet e disa ushqimeve tipike të Noëruz-it janë rritur në mënyrë dramatike krahasuar me të njëjtën kohë të vitit të shkuar. Për shembull, në 2018-ën, dollari ishte 3,500 toman. Sivjet, ai është 13,000 toman. Sheqeri vitin e shkuar e kishte çmimin 2,800 toman për kile. Sivjet, ai shitet me një çmim tronditës prej 8,000 deri në 10,000 toman për kile. Vitin e shkuar, çaji shitej me 30,000 deri në 40,000 toman për kile. Këtë vit ka shkuar në 140,000 deri në 160,000 toman.

Të njëjtat nivele rritjeje janë vënë re për shumicën e ushqimeve, me përjashtim të bukës. Për më tepër, edhe qiratë janë rritur me shpejtësi, pothuajse duke e dyfishuar çmimin krahasuar me 12 muaj më parë. Gjatë gjithë kësaj kohe, rrogat nuk kanë ndryshuar, duke e bërë kështu shumë të qartë arsyen pse më shumë se tre të katërtat e popullsisë jeton nën pragun e varfërisë.

Papunësia është në rritje dhe regjimi iranian vazhdon ta shpërfillë ose ta mohojë problemin. Zëvendës Presidenti i Parë i vendit, Eshaq Jahangiri, ka thënë se problemet ekonomike kanë mbaruar tashmë. Ai tha se SHBA ka ushtruar një presion shumë të madh mbi ekonominë e vendit por “ne kemi mundur ta përballojmë këtë presion përmes planifikimit, përpjekjeve dhe këmbënguljes së popullit”. Kjo nuk është e vërtetë dhe populli i Iranit nuk e duron më mungesën e veprimit nga ana e regjimit.

Njerëzit e dinë se është regjimi ai që e ka fajin për krizën ekonomike dhe i mirëpresin sanksionet e vëna nga Shtetet e Bashkuara sepse sa më shumë presion që të ushtrohet, aq më shpejt do të rrëzohet regjimi. Populli ushtron një presion të brendshëm intensiv duke vazhduar me protestat dhe demonstratat anti-qeveritare. Ai do që regjimi të vihet përpara përgjegjësisë dhe nuk do të ndalet derisa të çlirohet nga sundimi klerikal.