Saturday, September 7, 2024

Opozita iraniane PMOI/MEK mblidhet për të festuar Nowruz-in, duke mirëpritur një vit ndryshimesh

 Tiranë, Shqipëri, 20 mars 2019 – Opozita iraniane Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) festoi Nowruz-in, vitin e ri të kalendarit iranian (viti 1398), së bashku me mbështetësit e saj dhe shumë miq të shquar.

 

Presidentja e opozitës iraniane Maryam Rajavi e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) mirëpriti vitin e ri dhe mbajti një fjalim ku analizoi 12 muajt e shkuar dhe ofroi një perspektivë për vitin e ardhshëm.

 

Znj. Rajavi radhiti problemet me të cilat po përballen segmente të ndryshme të popullsisë iraniane, duke përfshirë mësuesit, punëtorët, fermerët e të tjerë.

 

“Në momentet e fundit para ndërrimit të viteve, ne u qëndrojmë përkrah punëtorëve të Iranit, sofrat e të cilëve janë boshe. U qëndrojmë përkrah fermerëve, fermat e të cilëve janë të thara e të dehidratuara. U qëndrojmë përkrah mësuesve të nderuar të Iranit, të cilët diskriminohen e poshtërohen, të cilët janë dënuar të jetojnë nën kufirin e varfërisë, dhe të cilët burgosen për protestat e tyre legjitime. Jemi në të njëjtin front me miliona të rinj e të diplomuar të papunë, numrat e të cilëve rriten çdo vit,” shpjegoi ajo.

 

Presidentja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi – 20 mars 2019

 

Znj. Rajavi përkujtoi gjithashtu edhe mijëra anëtarët e mbështetësit e PMOI/MEK të cilët kanë sakrifikuar jetën për lirinë e vendit të tyre, duke përfshirë 30,000 të burgosurit politikë të ekzekutuar nga regjimi i mullahëve në 1988-ën.

 

“Dhe përpara ndërrimit të viteve, ne përkujtojmë fëmijët tanë të vrarë Muxhahedinë e luftëtarë, të burgosurit politikë të ekzekutuar në 1397-ën, 120,000 martirët e rënë për liri, të varrosurit në Khavaran e në vende të tjera në çdo qytet e fshat pa gur varri,” shtoi znj. Rajavi.

 

Znj. Rajavi përshëndeti përpjekjet e “Njësive të Rezistencës” të lidhura me PMOI/MEK, të cilat e kanë sfiduar fuqinë e zbehur të mullahëve dhe paaftësinë e tyre për t’i përmbajtur protestat e vazhdueshme në mbarë Iranin.

 

 

Presidentja e opozitës iraniane-Maryam Rajavi – 20 mars 2019

 

“Viti 1397 ishte viti i zgjerimit të njësive të rezistencës, kur strategjia e 1,000 Ashrafëve dhe ushtria e lirisë ndriçuan më fort se kurrë në atdheun tonë të pushtuar. Në 1397-ën, kryengritjet e protestat i tundën themelet e regjimit të mullahëve. Vitine e shkuar, Ushtria Kombëtare e Çlirimit arriti kulmin në 1,000 Ashraf dhe njësi rezistence të cilat mbinë nëpër qytete në mbarë vendin. Politika e paqësimit u mposht dhe mullahët humbën një nga shtyllat kryesore ku mbështetej sundimi i tyre,” vazhdoi Presidentja e opozitës iraniane.

 

 

Presidentja e opozitës iraniane Maryam Rajavi duke festuar Vitin e Ri – 20 mars 2019

 

Znj. Rajavi theksoi se ka ardhur koha që Garda Revolucionare (IRGC), mjeti kryesor i regjimit iranian për shtypje dhe terrorizëm, të etiketohet si organizatë terroriste.

 

Ndërkohë që ekonomia e Iranit ka qenë në rënie konstante, mullahët kanë likuiduar burimet e vendit për të mbajtur pushtetin, tha znj. Rajavi, duke theksuar gjithashtu se asnjë nga këto masa nuk do t’i shpëtojë mullahët nga rrëzimi i tyre i pashmangshëm.

 

“Gjatë vitit të shkuar, Irani mbolli shumë lule për të lajmëruar ardhjen e pranverës së tij politike dhe shoqërore. Lulet e kryengritjeve, protestave dhe grevave. Kryengritjet në Kazerun, Borazjan, Ahvaz, dhe Khorramshahr. Kryengritja në Pazarin e Teheranit. Kryengritjet e fillimit të gushtit në 27 qytete. Pesë seri grevash mbarëkombëtare nga shoferët e kamionëve. Si dhe greva e protesta të vazhdueshme nga punëtorët, mësuesit, arsimtarët dhe pensionistët. Dhe mijëra greva, protesta e demonstrata në të paktën 700 qytete,” shpjegoi ajo.

 

 

Maryam Rajavi feston Vitin e Ri iranian – 20 mars 2019

 

Znj. Rajavi tha gjithashtu se emërimi i Ebrahim Raisi-t si kryegjyqtar ishte një tjetër disfatë për regjimin iranian dhe një përpjekje e dëshpëruar për të parandaluar zgjerimin e të çarave në nivele të ndryshme të pushtetit.

 

“Moderimi vdiq me emërimi i Ebrahim Raisi-t si Kryegjyqtar. Ai është një vrasës masiv i urryer që ka konkuruar kundër Rouhani-t në zgjedhjet presidenciale të regjimit. Emërimi i Raisi-t ishte një goditje fatale ndaj mitit problematik të moderimit. Kjo ndërkohë që qeveria e Rouhani-t është gjysëm e paralizuar për shkak se ministri i saj i jashtëm rri në shtëpi të vet ose jep dorëheqjen,” tha ajo.

 

 

Presidentja e zgjedhur e opozitës iraniane, Maryam Rajavi – 20 mars 2019

 

Përpjekjet e regjimit për të denigruar opozitën iraniane dhe për të kryer sulme terroriste kundër PMOI/MEK dhe NCRI-së kanë përfunduar në disfatë të plotë, theksoi znj. Rajavi. Por këto përpjekje të dështuara vetëm sa e vërtetuan edhe më tej se kush është alternativa e vërtetë ndaj sundimit tiranik.

 

“Problemi nuk qëndron në pyetjen nëse është i përmbytur ky regjim në këtë apo atë krizë; problemi është se sundimi i mullahëve është i tëri në krizë. Po, kriza është kriza e përmbysjes. Gjatë vitit të shkuar, ata ëndërronin të gjenin një rrugëdalje duke asgjësuar Muxhahedinët dhe Rezistencën Iraniane. Kështu që e përqendruan thelbin e përpjekjeve të tyre në terrorizëm e denigrim kundër Muxhahedinëve, por dështuan,” shtoi Presidentja e opozitës iraniane.

 

Populli i Iranit po kërkon ndryshim regjimi. “Tani, strategjia dhe qëndrimi i Rezistencës Iraniane gjejnë jehonë në fjalët dhe kërkesat e punëtorëve, shoferëve, mësuesve, studentëve, fermerëve dhe gjithë protestuesve në mbarë vendin: Rrëzimi i regjimit klerikal është dëshira dhe kërkesa e gjithë popullit të Iranit. Problemi nuk qëndron në pyetjen nëse është i përmbytur ky regjim në këtë apo atë krizë; problemi është se sundimi i mullahëve është i tëri në krizë. Po, kriza është kriza e përmbysjes,” tha znj. Rajavi.

 

Znj. Rajavi e mbylli fjalën e saj duke përshkruar vizionin e Rezistencës Iraniane për të ardhmen e Iranit: “Duam një Iran të mbushur me liri, ku fëmijët e të rinjtë të jenë të lumtur, ku talentet dhe potencialet të përmbushen, dhe ku gratë të luajnë rolin e tyre në udhëheqjen e shoqërisë; një vend që të jetojë në paqe, miqësi e bashkëjetesë me fqinjët e tij. Populli i Iranit e meriton një vend të tillë dhe do ta shkruajë e ta krijojë një fat të tillë me duart e veta.

 

 

Anëtarët dhe mbështetësit e PMOI-MEK duke festuar Nowruz-in, fillimin e vitit të ri të kalendarit iranian – 19 mars 2019

 

Kryeministri i mëparshëm shqiptar dhe ministri aktual i Diasporës, Pandeli Majko, shprehu urimet e tij për një Iran të lirë në këtë vit të ri. Duke iu referuar përjashtimit të diplomatëve terroristë të regjimit iranian (ambasadorit të Teheranit dhe zëvendësit të tij) nga Shqipëria, Majko theksoi se ambasada e vërtetë e Irani është në Ashraf III, pra banesa e PMOI/MEK.

 

“Gjithçka që po vjen është e re dhe shpresëdhënëse. Shqipëria dhe shqiptarët kanë një nga ambasadat më të mira të Iranit. Ajo është kampi Ashraf. Jemi krenarë që kemi miq si ju dhe Madamë Rajavi. Pa dyshim, ajo do ta udhëheqë të ardhmen e Iranit. Gëzuar Vitin e Ri!” tha ai.

 

 

 Pandeli Majko, ish-Kryeministër i Shqipërisë, dhe ministër aktual i Diasporës

 

Edmond Spaho, zëvendës kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, shprehu mbështetjen e tij për Rezistencën Iraniane dhe për luftën e vazhdueshme për një Iran të lirë.

 

 

Edmond Spaho, zëvendës kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

 

“Me përpjekjet tuaja dhe luftën e popullit iranian, vitin tjetër, me vullnetin e Zotit, do ta festojmë Vitin e Ri në Iran. E ardhmja i përket popullit të Iranit. Pa asnjë dyshim, Irani do të jetë i lirë dhe do të krijojë prosperitet për popullin e tij dhe stabilitet në rajon,” tha ai.

 

“Pavarësisht faktit që partia ime është aktualisht në opozitë, ne jemi të bashkuar për t’ju mbështetur dhe mbështesim madje edhe veprimin e qeverisë për të përjashtuar diplomatët e Teheranit të përfshirë në veprimtari terroriste,” shtoi Spaho.

 

 

Personalitete të shquara shqiptare duke marrë pjesë në festimet e “Nowurz-it” nga PMOI-MEK