Të rënë për liri – Martirët e Protestave të Iranit — Nëntor 2019

Më në fund, pas shtatë muajsh, Ministri i Brendshëm i mullahëve e pranoi vrasjen e 200 njerëzve gjatë kryengritjes së nëntorit, duke thënë se 40 apo 45 njerëz, ose rreth 20 përqind e tyre, janë vrarë nga armë jostandarde
Shtatë muaj pas kryengritjes së nëntorit, duke u përpjekur ta ulë numrin e viktimave të kryengritjes së nëntorit 2019 deri në 10 përqind të shifrës së vërtetë, Abdolreza Rahmani-Fazli, Ministri i Brendshëm i Rouhani-t e pranoi mbrëmjen e shkuar se janë vrarë mbi 200 protestues. Por i tmerruar nga një reagim i ashpër, ai pretendoi në mënyrë absurde se 20 përqind e viktimave janë vrarë nga armë jostandarde, duke lënë të kuptohet sikur ata janë vrarë nga kundërshtarët e regjimit. Gjithsesi, Rahmani e pranoi padashur se regjimi i ka vrarë mbi 80 përqind të viktimave.
Në një intervistë me televizionin shtetëror më 30 maj 2020, Rahmani-Fazli tha: “Ata (armiku) kanë shpallur se janë vrarë 10,000 njerëz, janë vrarë 8,000 njerëz, 7,000, 6,000. Kanë përmendur madje edhe shifrën 2,000. Dashtë Zoti, do t’i shpallim shifrat brenda pak ditësh. Numri i vdekjeve nuk është aspak në ato nivele. Dua të them se 20 përqind e numrit, diku midis 40 e 45 viktima janë regjistruar si martirë. Ata ishin të pafajshëm dhe thjesht po kalonin në rrugë. Ata janë vrarë nga armë e taktika të tilla që nuk i përkasin aspak Forcave të Sigurisë së Shtetit apo agjencive të tjera qeveritare.”
Duke e pranuar bllokimin e internetit, Ministri i Brendshëm i regjimit theksoi përmasat masive të protestave të nëntorit: “Thonë se Rahmani ndërpreu internetin gjatë gjatë atyre netëve. Sigurisht që e bëra këtë, sepse ata bënin trajnime dhe komandonin përmes internetit… Arsyeja pse janë mërzitur është se donin të nisnin një luftë civile. Ne, zyrtarët e sigurisë së vendit, i kishim survejuar për disa muaj … Çmimi i gazolinës shërbeu si një mundësi për shpërthimin e kësaj gjëje … Po të kishte patur një dimension të gjerë dhe kontekst shoqëror, do të kishte qenë shumë më e madhe se kaq… Ata donin të shkaktonin çrregullim e pasiguri në vend, ta kthenin vendin në një Siri të dytë… Ruajtja e sigurisë është e rëndësishme për të gjithë ne, dhe është baza e të gjitha veprimtarive.”



Komiteti Parlamentar Rumun për një Iran të Lirë ka dënuar përmes një letre arrestimin dhe torturimin nga regjimi iranian të dy studentëve elitarë iranianë, 
Rrjeti brenda vendit i lëvizjes kryesore opozitare Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), që përbëhet nga Njësitë e Rezistencës Iraniane, i shpërndau veprimtaritë e tij në mbarë vendin të premten. Me guxim, ata shkruan graffiti në vende publike me slloganet ”Mullahët nuk e duan Iranin, dhe as Irani e iranianët nuk i duan mullahët,” “Sundimi i Khamenei-t duhet të përmbyset” dhe ”Ngrihuni kundër diktaturës.”
Mbi 48,000 të vdekur nga koronavirusi (COVID-19) në Iran – Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në Iran sipas burimeve të PMOI MEK

Regjimi iranian ka vazhduar të ecë përpara me planet për rihapjen e vendit këtë javë, pavarësisht numrit në rritje të vdekjeve dhe shtimit të rasteve të reja me Covid-19. Irani ka patur shpërthimin më të keq të koronavirusit të ri në Lindjen e Mesme. Numri i vërtetë i vdekjeve nga COVID-19 në krahasim me shifrat zyrtare të regjimit klerikal konfirmon faktin se është një nga shpërthimet më të rënda në botë.


Vrasja tragjike për nder e Romina Ashrafi-t, një vajzë 14-vjeçare në rrethin Talesh, nga i ati, është rezultat i politikave e ligjeve shtypëse e mesjetare të regjimit klerikal misogjinist, të cilat nxisin dhe promovojnë dhunën kundër grave dhe vajzave. Diktatori fetar që sundon Iranin është përgjegjës për vrasjen e Romina Ashrafi-t.
Iran, Teheran: Shpërthimi i Koronavirusit, rritje e numrit të vdekjeve
Mohammad Bagher Ghalibaf